Lidhje

Koreja e Veriut thotë se ka prodhuar armë bërthamore në miniaturë


Koreja e Veriut thotë se ka pasur sukses në prodhimin e një arme bërthamore në miniaturë - një arritje që, nëse konfirmohet, do të përbëjë një hap të rëndësishëm në mundësinë për të vendosur mbushje bërthamore në një raketë.

Pheniani ka "hyrë prej kohësh në fazën e zvogëlimit dhe diversifikimit të mjeteve tona për sulme bërthamore," thuhet në një deklaratë të Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes.

Në deklaratën, e transmetuar nga agjencia qendrore e lajmeve e Koresë së Veriut, thuhet gjithashtu se raketat me reze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë veprimi "kanë arritur në fazën e një saktësie të garantuar."

Kjo nuk është hera e parë që Koreja e Veriut pretendon të jetë në gjendje për të prodhuar armë bërthamore të aftë për t’u lëshuar me raketë. Pas provës së saj të tretë bërthamore, në vitin 2013, Pheniani deklaroi se kishte përdorur "pajisje bërthamore më të vogla dhe më të lehta."

XS
SM
MD
LG