Lidhje

Pheniani kundër një pakti bërthmor me SHBA


Një diplomat i lartë i Koresë së Veriut thotë se programi i armëve bërthamore i vendit të tij nuk përbën objekt diskutimesh, duke këmbëngulur se situata e Phenianit është “tërësisht e ndryshme” nga ajo e Iranit.

Ambasadori koreanoverior në Kinë, tha sot se vendi i tij “nuk ka ndonjë interes tek dialogu për të pezulluar, apo për të hequr dorë nga programi bërthamor.”

Këto komente bëhen ndërsa një zyrtar i lartë amerikan shkon sot në Pekin për të shqyrtuar mundësinë e rifillimit të bisedimeve bërthamore 6-palëshe të pezulluara me Korenë e Veriut.

Pas një takimi dje në Korenë e Jugut, zyrtari amerikan tha se SHBA janë gati të angazhohen në bisedime bërthamore me Phenianin, ashtu sikurse bënë për marrëveshjen bërthamore me Iranin.

XS
SM
MD
LG