Lidhje

Phenian, festohet 70-vjetori i Partisë .


Të shtunën në Korenë e Veriut pati festime me rastin e 70-vjetorit të Partisë së Punëtorëve në pushtet. Në festime ishte i pranishëm udhëheqësi i vendit Kim Jong Un, i cili mbajti një fjalim me këtë rast.

Ai tha se Pheniani “është gati t’i kundërvihet çdo lloj lufte të zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara”. Udhëheqësi koreanoverior i bëri këto komente gjatë një parade ushtarake që u mbajt në sheshin Kim Il Sung të Phenianit. Në krah të Kim Jong Un-it ishte një zyrtar i lartë kinez, që ka shkuar në Korenë e Veriut për bisedime.

Para festimeve dhe paradës së rastit, udhëheqësi koreanoverior nderoi kujtimin e të atit dhe gjyshit, me një vizitë në Pallatin Kumsasan në Phenian, ku janë vendosur trupat e tyre.

XS
SM
MD
LG