Lidhje

Pres. Obama për ngjarjen në Boston


Presidenti Obama tha se përfundimi me sukses i kërkimit të dy personave të dyshuar lidhur me shpërthimet e së hënës në Maratonën e Bostonit tregoi se amerikanët refuzojnë të terrorizohen. Në fjalimin e tij të përjavshëm sot, Presidenti Obama vlerësoi gjithashtu heroizmin dhe vendosmërinë e treguar nga forcat e rendit, nga punonjësit e emergjencës dhe nga publiku i gjerë.

"Nëse dikush dëshiron të dijë se cilët jemi ne, se ç'është Amerika dhe si i përgjigjemi ne së keqes dhe terrorit, kjo ngjarje e tregoi qartë. Ne u përgjigjëm me altruizëm, me ndjenjën për të tjerët dhe me guxim. Në këto ditë që do të vinin në provë edhe njerëzit më të fortë, shpirti i Bostonit mbeti i patrembur," tha Presidenti Obama.

Ai tha se besimi i amerikanëve te njëri tjetri dhe dashuria e tyre për vendin, kapërceu çdo lloj diference sipërfaqësore që ata mund të kenë. Në përgjigjen e republikanëve, senatori Tim Scott tha se shpërthimet në Boston nuk bënë tjetër veçse e forcuan vendosmërinë e vendit.
XS
SM
MD
LG