E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Intervistë e përbashkët Obama-Clinton

Kjo është hera e parë që Presidenti Barack Obama jep intervistë bashkë me një njeri tjetër, përveç bashkëshortes së tij, Michelle Obama

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti Obama ka dhënë një intervistë të përbashkët me ish Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, disa fragmente të së cilës janë publikuar.

Kjo është hera e parë që Presidenti Barack Obama jep intervistë bashkë me një njeri tjetër, përveçse me bashkëshorten e tij Michelle Obama.

Gjatë intervistës presidenti Obama ka falenderuar zonjën Clinton për ndihmesën  e saj. “Do të doja të të  falenderoja publikisht, pasi mendoj se Hillari po largohet si një prej sekretareve të shtetit më të mira që kemi patur” thotë presidenti.”Do të doja që vendi të vletësonte rolin e jashtëzakonshëm që ti ke luajtur gjatë administratës sime,” i drejtohet presidenti Obama zonjës Clinton.

Ndërsa sekretarja Clinton ka thënë gjatë intervistës se pak vite më parë bashkëpunimi i tyre mund të dukej i pamundur, pas fushatës së gjatë që zhvilluan përballë njëri- tjetrit. Në lidhje me pranimin e kandidaturës së presidentit Obama për postin e sekretares së shtetit ajo thotë në intervistë: Presidenti Obama më kërkoi të jem sekretare shteti dhe unë thashë po. Pse ai e bëri një kërkesë të tillë dhe përse unë thashë po...? Sepse ne të dy e duam vendin tonë”- thotë zonja Clinton në intervistë.

Intervista, që ajo dhe presideti Obama dhanë për emisionin “60 minuta” të rrjetit televiziv CBS, do të transmetohet nesër e plotë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ceni nga: NY
27.01.2013 07:10
Zoti bekofte Familjen e mrekullueshme Clinton, Obamen dhe US. Politikanet shqiptare te marin shembull nga kultura, edukata dhe respekti i ndersjellte i politikaneve amerikane.


nga: Anonim
26.01.2013 21:31
Znj Hillari Klinton bashkepunoji me Presidentin Obama kur ata ishin kundershtare per zgjedhjet Presidensiale ,por Klinton dhe Obama e duan Ameriken te perparoje dhe te jete e begate dhe lider primar ne politiken e jashtem boterore .Znj Klinton me punen e saj ja ka ritur imazhin shume lart Amerikes,Ciftit Klinton i uroj shendet se bashku me vajzen e tyre .Zoti i bekofte..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA: Bie niveli i papunësisë

Numri i personave që kanë bërë kërkesë për asistencën e papunësisë u pakësua me 23 mijë vetë javën e kaluar
Më tepër

Vrasja në Londër hetohet si incident terrorist

Mblidhet Komiteti emergjent i qeverisë britanike
Më tepër

Rekord për ngjitjen në Everest

Një 80-vjeçar japonez u bë njeriu më i moshuar që ngjitet në majën më të lartë të botës
Më tepër

Ethet e Luginës, shqetësuese në Kaliforni dhe Arizona

Sëmundja e Etheve të Luginës shpesh kalon pa u vënë re, por mund të jetë edhe shumë e dëmshme për pacientët
Më tepër

Shtohen sulmet seksuale në ushtrinë amerikane

Numri i incidenteve, nga prekje të papërshtatshme deri në përdhunim, u rrit me 37 për qind vitin e kaluar
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive