Lidhje

Obama: Duhen reforma në drejtësinë penale


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se kostoja prej 80 miliardë dollarësh për të mbajtur amerikanët e burgosur është e papërballueshme dhe shton se dënimet me burgim të tejzgjatur për individë që nuk kanë kryer krime të dhunshme shpesh jepen edhe për persona me probleme mendore dhe për marrje droge.

Zoti Obama në fjalimin e tij të përjavshëm drejtuar vendit tha se 60% e të 2.2 milionë të burgosurve në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga probleme mendore dhe se 70% janë përdorues droge që kanë nevojë për rehabilitim dhe mjekim.

Në vazhdën e fushatës së tij për reformimin e drejtësisë penale, zoti Obama bëri thirrje për politika të reja për t’i ndihmuar rreth 600 mijë ish-të burgosurit që lirohen çdo vit në mënyrë që të bëhen qytetarë produktivë dhe të mos rikthehen në jetën e krimit.

Zoti Obama tha se në ditët e ardhshme Shtëpia e Bardhë do t’u bëjë thirrje bizneseve të angazhohen për të punësuar ish-të burgosur që e kanë shlyer borxhin ndaj shoqërisë dhe se do të prezantohen masa të reja për t’u mundësuar ish- të burgosurve të kenë një shans të drejtë për të konkurruar për vende pune në qeverinë federale.

XS
SM
MD
LG