Lidhje

Presidenti Obama flet masat kundër Ebolës


Presidenti amerikan Barack Obama thotë se asnjë vend tjetër nuk ka bërë më tepër se sa Shtetet e Bashkuara, për të prandaluar përhapjen e mëtejshme të Ebolës në Afrikën Perëndimore.

Zoti Obama tha të martën se Ekipi amerikan i Përgjigjes ndaj Fatkeqësive e ka shtuar numrin e njësive për trajtimin e Ebolës dhe ekipet që merren me varrimin e viktimave, ka zgjeruar rrjetin e personelit mjekësor dhe të pajisjeve të nevojshme që nga gushti, si dhe ka filluar një fushatë agresive edukimi për epideminë.

Presidenti tha se politikat e karantinës dhe të izolimit të punonjësve të shëndetësisë që kanë patur kontakte me pacientët me Ebolë nuk duhet të jenë të tilla, që t’i shkurajojnë amerikanët të ndihmojnë në luftën kundër epidemisë.

Një numër shtetet amerikane, si New Yorku dhe New Jersey, kanë nxjerrë rregulla të reja karantine për personelin mjekësor që kthehet në Shtetet e Bashkuara nga Afrika Peërndimore.

XS
SM
MD
LG