E premte, 24 maj, 2013

Lajme / SHBA

Presidenti Obama parashtron planet për dhunën nga armët

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti Barak Obama i bëri thirrje Kongresit të marrë masa për të rivendosur ndalimin e armëve luftarake në duart e popullatës dhe për të mbyllur boshllëqet që lejojnë blerjen e armëve të zjarrit nga shitës privatë pa kontrolluar të kaluarën e tyre. 
 
Presidenti Obama tha sot në Shtëpinë e Bardhë se ka ngarkuar Nënpresidentin Joe Biden për të dalë me një seri propozimesh konkrete jo më vonë se muaji janar për të zgjidhur problemin e dhunës me armë zjarri.
 
Ai vuri në dukje se një numër amerikanësh, duke përfshirë policë, janë vrarë nga armët e zjarrit që nga dita e premte, kur një person i armatosur me armë luftarake vrau 20 fëmijë dhe 6 të rritur në një shkollë fillore të shtetit Konektikat, tragjedia e dytë më e madhe e këtij lloji në historinë amerikane.
 
Presidenti Obama tha se vendi ka një detyrim të madh për të parandaluar një dhunë të tillë në të ardhmen.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
19.12.2012 15:03
Ndalimi i shitjeve te armeve luftarake te cilat i blejne popullate me duket si dicka jo normale popullsia nuk duhet ti lejohet armet sepse jane rezik per popullaten..Mund ti lejohet grupeve vullnetare qe bashkepunojne me FBI apo me agjensi te tjera te sigurise kombetare..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Lagarde para një gjykate speciale në Paris

Drejtorja Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar u mor në pyetje për rolin e saj në procesin e arbitrazhit ndaj biznesmenit Bernard Tapie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive