E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

Amerikanët mbështesin presidentin Obama për kontrollin e armëve

Sipas një ankete e zhvilluar nga organizata Gallup, 91 % e të anketuarve mbështesin marrjen e informatave personale për ata që përpiqen të blejnë armë

x
Madhësia e gërmave - +
Një anketë e re në Shtetet e Bashkuara tregon se shumica e amerikanëve mbështesin planin e presidentit Barak Obama për pakësimin e dhunës me armë zjarri në SHBA.

Sipas anketës së zhvilluar nga organizata Gallup, 91 për qind e të anketuarve mbështesin marrjen e informatave personale për personat që përpiqen të blejnë armë.

Megjithatë, kur u pyetën se ku duhet të përqëndrohen udhëheqësit politikë për të parandaluar sulmet me armë në shkolla, vetëm 30 për qind e të anketuarve thanë se nevojiten ligje më të forta për kontrolin e armëve.

Çështja e kontrollit të armëve u vu përsëri në qendër të vëmendjes, pas tragjedisë në shkollën fillore të Konnecticutit, ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive