E martë, 21 maj, 2013

Lajme / SHBA

Obama diskutime me udhëheqësit e Kongresit

Presidenti takohet sot me Heri Rid, Miç Mekonëll, Xhon Bejnër dhe Nenci Pelosi.

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama do të zhvillojë diskutime të minutës së fundit në Shtëpinë e Bardhë me katër udhëheqësit kryesorë të Kongresit ndërkohë që po afrohet afati i katrastrofës fiskale.
 
Zoti Obama do të takohet sot me udhëheqësit demokratë dhe republikanë në Senat, Heri Rid dhe Miç Mekonëll, Kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejnër dhe udhëheqësen e pakicës,  Nenci Pelosi.
 
Nëse nuk arrihet marrëveshje deri më një janar, pothuajse për të gjithë amerikanët taksat do të ngrihen dhe shpenzimet qeveritare do të shkurtohen automatikisht. Ekonomistët kanë frikë se një gjë e tillë do ta zhyste përsëri ekonominë amerikane në recesion.
 
Udhëheqësit republikanë të Kongresit i kanë thirrur përsëri Dhomën e Përfaqësuesve në sesion të djelën në mbrëmje. Dhoma i mbylli punimiet javën e kaluar pasi nuk ariti të bënte gjë për një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë.
 
Megjithatë, Senati vazhdoi punën. Kreu i demokratëve në Senat, Harry Reid tha se duket që Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt katastrofës fiskale.  Zoti Reid kritikoi ashpër dje në një seancë në Senat, kreun republikan të Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, duke e akuzuar se po shqetësohet më shumë për të ruajtur postin, se sa për të arritur një marrëveshje.
        
Zoti Boehner publikoi një deklaratë po dje ku nxiste demokratët që kontrollojnë senatin, që të miratojnë një paketë për zvogëlimin e deficitit e cila sipa tij do të parandalojë çuarjen e vendit në katastrofën fiskale.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive