Lidhje

Presidenti Obama në mbrojtje të politikave


Presidenti Barack Obama u ka dalë në mbrojtje politikave që ka ndjekur gjatë këtij viti, në një konferencë për shtyp ku u shpreh se ekonomia amerikane po përmirësohet dhe Amerika po mban një rol udhëheqës në botë.

Zoti Obama e filloi konferencën e shtypit duke thënë se nuk ka dyshim që Amerika po shënon përparim në fusha të rëndësishme. Ai u zotua se gjatë dy viteve të fundit në detyrë do të bëjë çdo përpjekje për të garantuar vazhdimin e rritjes ekonomike, në mënyrë që të përmirësohen jetët e amerikanëve.

Po të premten, zoti Obama niset për në Havai për pushime dimërore me Zonjën e Parë dhe dy vajzat e çiftit.

Presidenti iu përgjigj pyetjeve për një numër çështjesh që kanë bërë bujë ditët e fundit, përfshirë ndryshimin e politikës amerikane ndaj Kubës, sulmin kibernetik ndaj kompanisë Sony Pictures, si dhe vendimin ekzekutiv të zotit Obama lidhur me imigracionin.

Ndër çështje të tjera përfshihet lufta kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, raporti i Senatit mbi torturat e praktikuara nga CIA me të dyshuarit për terrorizëm si dhe mbylljen e operacioneve luftarake amerikane në Afganistan brenda këtij viti.

XS
SM
MD
LG