Lidhje

SHBA, rizgjohet debati mbi imigracionin


Në Washington po fillon një betejë e re për imigracionin, mes njoftimeve se Presidenti Barack Obama po planifikon të lëshojnë një urdhër ekzekutiv për rreth 5 milionë imigrantë të paligjshëm.

Zyrtarët amerikanë që janë në dijeni të kësaj çështjeje, thonë se zoti Obama mund ta njoftojë këtë vendim që javën e ardhshme, ose mund të presë deri në muajin e ardhshëm, pasi Kongresi të miratojë buxhetin.

Kurdo që të ndodhë, ky vendim pritet të shkatojë zemërim mes republikanëve, të cilët kanë filluar tashmë përjekjet për ta bllokuar atë. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner tha dje se ligjvënësit do ta kundërshtojnë me të gjitha mjetet presidentin, në se ai vazhdon me këtë plan të imigracionit.

Por gjatë vizitës së tij në Birmani, Presidenti Obama tha sot se “në vend që t’i kushtojnë kaq shumë kohë përpjekjeve për pengimin e veprimeve të ligjshme, republikanët duhet t’i kushtojnë vëmendjen e nevojshme miratimit të reformës së imigracionit.

XS
SM
MD
LG