E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Obama shqyrton propozimet për armëmbajtjen

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti Barak Obama po studion propozimet për shmangien e dhunës me armë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përpjekje vjen një muaj pas tragjedisë në qytetin Njutaun të shtetit Kenektikat ku u vranë me armë zjarri 20 fëmijë dhe gjashtë mësues.                                
Një betejë e madhe politike po zien në Shtetet e Bashkuara mbi kontrollin e armëve. Presidenti Obama pritet të ofrojë një projekt ligj që synon uljen e dhunës me armë zjarri, nga e cila humbasin jetën çdo ditë 34 amerikanë.

“Kontroll më të rreptë për individët që blejnë armë, karrikatoret me kapacitet të lartë fishekësh duhen mbajtur larg duarve të disa njerëzve dhe ne këtu mund të bëjmë punë më të mirë, po ashtu duhen ndaluar armët automatike”.  

Masakra e muajit të kaluar në qytetin Njutaun e befasoi vendin dhe ripërptëriti thirrjet për ligje më të rrepta për blerjen e armëve.  Winnie Stachelberg është me Qendrën për Përparimin Amerikan.

“Tragjedia në Njutaun e ka ndryshuar natyrën e diskutimit lidhur mbi dhunën me armë në këtë vend. Nuk ka dyshime mbi këtë, është një paradigmë e re (shembull)".  

Nënpresidenti Biden po drejton një ekip pune për parandalimin e dhunës me armë. Ai është takuar me shumë grupe interesi të përfshira në debatin për armët, përfshi veprimtarë të lejimit të armëve. Presidenti Obama thotë se nevojiten veprime për të mbrojtuar më të dobtit.  

“Nëse ka një hap që mund ta marrim për të shpëtuar madje një fëmijë nga ajo që ndodhi në Njutaun, ne duhet ta ndërmarrim këtë hap.”

Megjithatë, ligjet për të kufizuar mbajtjen e armëve janë shumë të debatuar në Shtetet e Bashkuara, ku e drejta për të mbajtur armë është e sanksionuar në Kushtetutë.
Shitja e armëve është rritur ndjeshëm ndërkohë që njerëzit nxitojnë të blejnë mes shqetësimit për ligje më të rrepta.

Bruce Bumgarner është i apasionuar për armët.  

“Ajo që do të bëjë kontrolli i armëve është heqja e së drejtës për të mbajtur armë për ata që zbatojnë ligjin. Ligji nuk do të kontrollojë dot keqbërësit".
 
Çdo legjislacion për kontrollin e armëve pritet të përballet me kundërshtime të forta nga Shoqata Kombëtare e Armëve dhe katër milionë anëtarët e saj.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive