Lidhje

Pres. Obama, republikanët dhe shkurtimet


Përfaqësuesja republikane në Dhomën e Pëfaqësuesve, tha se shkurtimet mund të bëhen “në mënyrë më të përgjegjshme dhe më të kujdesshme”

Presidenti amerikan Barack Obama nëson repnshkroi urdhërin për hyrjen në fuqi të shkurtimeve automatike të shpenzimeve qeveritare prej 85 miliardë dollarësh,
pasi Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë nuk mundën të bien dakord për plane alternative për reduktimin e defiçitit buxhetor.

Presidenti Obama tha sot në fjalimin e tij të përjavshëm se shkurtimet janë duke ndodhur për shkak se republikanët në Kongres kanë vendosur se është më mirë të mbrohen interesat e veçanta të të pasurve, duke mos lejuar që ata të paguajnë më shumë taksa, se sa mbrojtja e familjeve ushtarake dhe familjeve të klasës së mesme nga shkurtimet.

Përfaqësuesja republikane në Dhomën e Pëfaqësuesve, Cathy McMorris Rodgers nga shteti i Uashingtonit tha në fjalimin e republikanëve se shkurtimet mund të bëhen “në një mënyrë më të përgjegjshme dhe më të kujdesshme”. Ajo tha se shkurtimet e tanishme duhet të zëvendësohen me “shkurtime më të përgjegjshme të shpenzimeve”.
XS
SM
MD
LG