Lidhje

Obama: Asnjë grup terrorist nuk ka armë bërthamore


Presidenti amerikan Barack Obama tha në fjalimin e tij të përjavshëm se “asnjë grup terrorist nuk ka arritur të sigurojë një paisje bërthamore apo të prodhojë një bombë artizanale duke përdorur materiale radioactive”, por se Al-Qaida është përpjekur ta bëjë një gjë të tillë.

Preisdenti Obama e mbajti fjalimin e të shtunës nga ambjentet e Takimit për Sigurinë Bërthamore ku udhëheqësit botërorë janë mbledhur për të diskutuar atë që zoti Obama e quajti si “një nga kërcënimet më të mëdha ndaj sigurisë globale, që do të ishte sigurimi nga terroristët e një arme të shkatërrimit në masë”.

Zoti Obama thotë se përpjekjet globale për të ndalur terroristët dhe të tjerë nga përdorimi i armëve bërthamore “nuk kanë përfunduar absolutisht”.

Presidenti amerikan e mbylli të premten Takimin për Sigurinë Bërthamore, duke thënë se udhëheqësit botërorë kanë bërë “përparim të konsiderueshëm” gjatë gjashtë viteve të fundit në masat e sigurisë për arsenalin e materialit bërthamor.

XS
SM
MD
LG