E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Presidenti Obama jep konferencën e parë të shtypit pas zgjedhjeve

Shumica e pyetjeve drejtuar Presidentit Obama kishin të bënin me ekonominë, por atij iu drejtuan pyetje edhe për Sirinë dhe Iranin.

x
Madhësia e gërmave - +
Në konferencën e parë të shtypit që kur fitoi zgjedhjet për mandatin e tij të dytë, Presidenti Barak Obama tha se ende shpreson për një zgjidhje diplomatike të çështjes bërthamore të Iranit. Zoti Obama diskutoi gjithashtu gjendjen në  Siri. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dan Robinson na sjell hollësi.
 
Shumica e pyetjeve drejtuar Presidentit Obama kishin të bënin me ekonominë, por atij iu drejtuan pyetje edhe për Sirinë dhe Iranin.

Për Sirinë presidenti u pyet për shtypjen që vazhdon të ushtrojë qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad dhe nëse Shtetet e Bashkuara e njohin zyrtarisht koalicionin e ri të grupeve të opozitës siriane.

Zoti Obama tha se është i inkurajuar nga zhvillimit, duke shtuar se të dërguarit e Shteteve të Bashkuara do të diskutojnë me koalicionin. Por ai nuk shprehu ndonjë njohje zyrtare për koalicionin siç ka bërë Franca.
           
Ai theksoi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara se grupi gjithëpërfshirës i opozitës siriane ka treguar se është i angazhuar për disa parime bazë.
 
"Ne nuk jemi të gatshëm të njohim një farë qeverie në mërgim, por ne mendojnë se ai është një grup përfaqësues me bazë të gjerë. Një nga çështjet që ne do të vazhdojmë të theksojmë është angazhimi i opozitës për një Siri demokratike, një Siri gjithëpërfshirëse, për një Siri të moderuar”.
 
Zoti Obama tha se opozita siriane nuk duhet të jetë “e ndarë dhe e përçarë” përballë shtypjes së ushtruar nga regjimi i Asadit.  I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do të armatosnin opozitën siriane në momente të caktuara, Presidenti Obama tha:
 
"Ne kemi parë elementë ekstremistë që janë bërë pjesë e opozitës. Një nga gjërat që duhet të kemi kujdes kur flasim për armatimin e opozitës është se ne nuk u japim armë individëve që i sjellin dëm Amerikës, apo Izraelit, ose atyre që angazhohen në akte të dëmshme për sigurinë tonë kombëtare”.
 
Zoti Obama u pyet gjithashtu nëse ka në plan ndonjë  shtysë të re diplomatike për një zgjidhje nëpërmjet  negociatash të çështjes bërthamore të Iranit. Ai tha se se do të donte shumë të shikonte një zgjidhje të tillë dhe se ka ende kohë për zgjidhjen e çështjes në rrugë diplomatike.
 
“Po, unë do të përpiqem muajt e ardhshëm nëse eksziston mundësia e hapjes së dialogut jo vetëm midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes. Nuk mund të premtoj se Irani do të bëjë atë që duhet, por ky do të ishte opcioni ynë më i preferuar”.
 
I pyetur se në çfarë rrethanash mund të hapeshin diskutime të drejtpërdrejta SHBA-Iran, zoti Obama iu shmang përgjigjes, duke thënë se nuk mund të fliste për “hollësitë e negociatave”.

Por ai tha se “është e drejtë të thuhet” se Shtetet e Bashkuara duan që çështja të zgjidhet dhe nuk do të kufizohen vetëm në politesën apo protokollet diplomatike”. Irani ka thënë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Për ekonominë, temë për të cilën iu drejtuan edhe pyetjet më të shumta, presidenti tha se Shtetet e Bashkuara përballen me një afat të përcaktuar për vendimet ekonomike dhe për të zgjidhur krizën buxhetore. Ai iu referua “katastrofës fiskale”, 600 miliardë dollarë rritje taksash dhe shkurtime buxheti që hyjnë në fuqi më 1 janar 2013. Zoti Obama tha se e vetmja mënyrë për të shmangur një gjë të tillë do të ishte bashkëpunimi. Ai ripërsëriti qëndrimin e tij për taksat:

“Ne nuk duhet ta mbajmë peng klasën e mesme ndërsa debatojmë për uljen e taksave për të pasurit. Duhet të paktën të bëjmë atë për të cilën biem dakord dhe kjo është mbajtja e taksave për klasën e mesme, të ulëta”.

Presidenti foli gjithashtu edhe për skandalin që solli dorëheqjen e gjeneralit David Petraeas nga posti i kreut të CIA-s.

Presidenti Obama tha se nuk dinte që të kishte pasur ndonjë shkelje të sigurisë kombëtare lidhur me marrëdhënien e gjeneralit Petraeus dhe autores së biografisë së tij, Paula Broadwell. Zoti Obama tha se nuk kishte prova që ishte komprometuar ndonjë informacion sekret që mund të dëmtonte sigurinë kombëtare. Presidenti tha gjithashtu se hetimi vazhdon.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive