E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

Obama optimist për marrëveshjen fiskale

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti Barak Obama thotë se është i përgatitur të marrë vendime të vështira për të arritur marrëveshje me republikanët për uljen e deficitit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain n ainformon nga Shtëpia e Bardhë se presidenti tha dje se nuk ka arsye që bisedimet të dështojnë.  

Zoti Obama u tha gazetarëve se është opotimist se ai dhe republikanët mund të bien dakord për uljen e deficitit të Shteteve të Bashkuara, për të parandaluar shkurtime të thella shpenzimesh dhe për të shmangur ngritjen e taksave më 1 janar.
Presidenti tha se ai u është afruar republikanëve më shumë se sa në gjysmë të rrugës dhe është i predispozuar të bëjë lëshime të tjera nëse do të jetë e nevojshme.

"Me qëllim që të arrijmë një kompromis, unë jam i gatshëm të marr disa vendime të vështira, disa gjëra që disa demokratë nuk duan që t’i shikojnë dhe ndoshta ka edhe pak republikanë që nuk duan t’i shikojnë këto".

Zoti Obama tha se propozimet më të fundit dhe ofertat më të fundit nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejnër janë “shumë afër”.

"Ajo që ndan janë ndoshta pak miliardë dollarë. Idea që ne ta vëmë ekonominë në rrezik sepse nuk mund ta mbyllim këtë hendek nuk ka kuptim. Prandaj unë do të vazhdoj të bisedoj me Kryetarit dhe udhëheqës të tjerë në Kongres, por më në fund ata duhet të bëjnë punën e tyre”.

Pak më vonë, zoti Bejnër e kritikoi ashpër presidentin se kishte kundërshtuar një kundër ofertë, të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët pritet ta miratojë sot.

"Atëhere presidentit i duhet të marrë një vendim. Ai mund t’u bëjë thirrje demokratëve në Senat të miratojnë projektligjin, ose të mbajë përgjegjësi për ngritjen më të madhe të taksave në historinë amerikane”.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se zoti Obama mund t’i vërë veton propozimit të zotit Bejnër për t’i mbajtur taksat të ulta për amerikanët që kanë të ardhur më pak se një milionë dollarë në vit. Propozimi më i fundit i presidentit është ngritja e taksave për ata që kanë të ardhura vjetore mbi 400 mijë dollarë.

Tomas Man, analist i lartë në Institutin Brukings në Uashington thotë se pengesa kryesore mund të mos jetë Kryetari Bejnër, por shumica e konservatorëve republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve

"Një shumicë republikanësh ka mundësi të votojnë kundër dhe çështja është nëse Bejnës është e gatdhëm të arrijë një marrëveshje  dhe të miratojë projekt-ligjin pa shumicën e anëtarëve të partisë së tij”.

Presidenti Obama tha përsëri se nuk do të negociojë kufirin e borxhit të vendit si pjesë e këtyre bisedimeve. Qeveria e Shteteve të Bashkuara po e afrohet kufirit të shumës së parave që mund të marrë hua në rrugë të ligjëshme.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive