Lidhje

SHBA dënojnë ashpër krizën e pengjeve në Algjeri


Presideni i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha mbrëmë pas përfundimit të krizës së pengjeve në Algjeri, se mendimet dhe lutjet e popullit amerikan janë me familjet e atyre që u vranë dhe u plagosën në sulmin terrorist në Algjeri.

Fajin për këtë tragjedi, tha Presidenti Obama, e kanë terroristët që e ndërmorën atë dhe Shtetet e Bashkuara i dënojnë ashpër sulme të tilla.

Ne kemi qënë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët algjerianë, tha ai, dhe jemi të gatshëm të japin çfardo ndihme që ata të kenë nevojë në periudhën pas sulmit. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me të gjithë partnerët tanë, tha presidenti, për të luftuar terrorizmin në rajon, i cili ka marrë shumë jetë njerëzish të pafajshëm.

Ky sulm është një tjetër kujtesë për kërcënimin që përbën al-Kaida dhe grupe të tjera ekstremiste në Afrikën e Veriut. Në ditët e ardhëshme, ne do të mbetemi në kontakt me qeverinë e Algjerisë, tha Presidenti Barak Obama, për të mësuar plotësisht për çfarë ndodhi, me qëllim që të punojmë sëbashku për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG