E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

Obama emëron shefin e ri të personelit

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka emëruar një nga këshilltarët e tij të ngushtë në një pozitë me influencë në Uashington.
 
Dje, zoti Obama emëroi këshilltarin e tij të afërt, Denis MekDanauh si shefin e tij të pestë të personelit.
 
Zoti MekDanauh ka shërbyer më parë si këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për politikën e jashtëme. Ai ishte një nga ndihmësit e presidentit që u pa në fotografi me zotin Obama kur po ndiqte operacionin e forcave speciale, ku u vra udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden në maj të vitit 2011.
 
Presidenti Obama e quajti zotin MekDanauh të pazëvendësueshëm, duke thënë se ai është “një mik i madh ime dhe i kujdo tjetër që punon këtu në Shtëpinë e Bardhë”.   
 
"Ai ka qënë një nga këshilltarët e mi më të ngushtë dhe më të besuar në fushatën presidenciale, në ekipin tim të tranzicionit, ai ka qënë gjithashtu një nga anëtarët e pazëvendësueshëm  të ekipit tim të sigurisë kombëtare. Denisi ka luajtur një rol kyç në çdo vendim të madh të sigurimit kombëtar gjatë presidencës time, nga përfundimi i luftës në Irak, tek mbyllja e luftimeve në Afganistan, nga përgjigja jonë në raste fatkeqësish natyrore nëpër botë, si Haiti dhe cunami në Japoni tek shfuqizimi i politikës “mos pyet, mos trego” dhe për kriza të tjera të panumërta gjatë gjithë kësaj kohe, ditën dhe natën”.
 
MekDanauh zëvendëson Xhek Luin, i cili është emëruar në postin e sekretarit të Thesarit.
 
Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu edhe disa ndryshime në personelin e saj, po dje.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive