E premte, 24 maj, 2013

Lajme / SHBA

Obama: Shkurtimet buxhetore mund të shmangen

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti Barak Obama po shton presionin ndaj republikanëve në Kongres për të shmangur një sërë shkurtimesh të detyruara të shpenzimeve që për ndryshe do të hynë në fuqi më një mars. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain na informon nga Shtëpia e Bardhë se presidenti u përpoq gjithashtu të siguronte udhëheqësit botërore se shkurtimet e mundëshme nuk do të kishin efekte në ekonominë botërore.
 
Presidenti Obama tha se nuk është e vështirë për të marrë një vendim të thjeshtë. Ai tha se do të ishte e lehtë për ligjvënësit republikanë të gjenin mënyra për të parandaluar 85 miliardë dollarë shkurtime buxhetore që të hynë në fuqi të premten. Përndryshe, paralajmëroi ai, ekonomia e Shteteve të Bashkuara dhe ekonomia botërore do të kishin pasoja.
 
“Këto lloj shkurtimesh arbitrare automatike do të kishin pasoja negative për familjet. Për mësuesit, për prindërit, që mbështeten në programet e herëshme, për gatishmërinë tonë ushtarake, për shërbimet e shëndetit mendor, për kërkimet mjekësore. Kjo nuk është një mënyrë e zgjuar për të ulur deficitin”.
 
Por në takimin me Kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, në zyrën ovale, zoti Obama u dërgoi një mesazh udhëheqësve botërorë se shkurtimet automatike të buxhatit amerikan nuk do të kërcënonin sistemin financiar botëror.
 
“Kjo nuk është e barabartë me mospërmbushjen e detyrimeve financiare të Shteteve të Bashkuara.  Por kjo do të thotë se nëse ekonomia amerikane do të rritet me ritëm më të ngadaltë edhe rritja e ekonomive të tjera do të ngadalësohet, sepse ne vazhdojmë të jemi një faktor qendror i rritjes së ekonomisë botërore. Mendoj se askush nuk dëshiron të shikojë një rezultat të tillë”.
 
Republikanët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve kërcënojnë se do të lejojnë hyrjen në fuqi të shkurtimeve, sepse sipas tyre shpenzimet e mëdha qeveritare janë kërcënimi kryesor për ekonominë amerikane.
 
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Xhon Bejnër, tha se ulja e shpenzimeve duhet të qendrojë në fuqi derisa të vihen në zbatim shkurtime dhe reforma që do të çonin në një buxhet të balancuar.
 
Administrata Obama ka dërguar shumë mesazhe ditët e fundit për mundësinë e pasojave të shkurtimeve. Sekretari i Transportit, Rei LaHud, u tha gazetarëve se shkurtimet buxhetore do të preknin kontrollin e trafikut ajror dhe mirëmbajtjen e avionëve, si dhe do të shkaktonin vonasa të shumta fluturimesh.
 
“Fluturimet në për në qytetet kryesore si Nju Jorku, Çikagoja, San Franciskoja dhe të tjera, do të kishin vonesa deri në 90 minuta gjatë orëve me trafik më të dendur, sepse ne do të kishim më pak kontrollorë fluturimesh. Vonesat në këto aeroporte kryesore do të ndikonin në mbarë vendin”.
 
Guvernatorët e shteteve nga Partia Demokrate e presidentit, pas takimit me zotin Obama në Shtëpinë e Bardhë, thanë se kriza buxhetore do të dëmtonte ekonomitë e shteteve të tyre.
 
Governatori Peter Shumlin is shtetit verilindor të Vermontit tha se ekonmitë e shumë shteteve sapo kanë filluar të dalin nga vitet e krizës ekonomike.
  
“Nuk është e përballueshme për ne të vëmë në rrezik vendet e punës dhe mëkëmbjen ekonomike”.
 
Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje për kombinimin e shkurtimeve më pak të rrepta buxhetore me ngritjen e taksave për të parandaluar shkurtimet automatike të shpenzimeve.
 
Ligjvënësit republikanë thonë se ranë dakord për një raund taksash më të larta në negociatat për të shmangur katastrofën fiskale në fund të vitit 2012, por nuk do të tolerojnë një raund tjetër të tillë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Maqedoni, dëmtohet Shtëpia e Alfabetit në Manastir

Drejtori i Shtëpisë-Muze, Gazmend Hoxha thotë se dokumentet e ekspozuara kanë qenë kopje; Nuk dihen ende autorët e këtij akti vandal
Më tepër

Sekretari i Shtetit Kerry fillon turnen në Afrikë

Zoti Kerry do të zhvillojë bisedime për sigurinë rajonale me zyrtarët afrikanë dhe do të marrë pjesë në festimet për 50-vjetorin e Bashkimit Afrikan
Më tepër

Shëmbet një urë në shtetin Uashington

Zyrtarët thonë se nuk ka viktima apo të zhdukur
Më tepër

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive