E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Obama: U mbajt premtimi për taksat

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti Obama thotë se ai e mbajti premtimin ndaj punonjësve amerikanë, duke bashkëpunuar me Kongresin për të ndryshuar ligjin e taksave, nga i cili përfitonin të pasurit në kurriz të shtresës së mesme.

Në fjalimin e tij të përjavshëm Presidenti tha se për herë të parë në dy dekada, taksat për amerikanët më të pasur që përbëjnë 2 për qind  të popullsisë, u rritën sipas marrëveshjes së arritur në Kongres. Ai tha se kjo masë parandaloi rritjen e madhe të taksave për shtresën e mesme, gjë që mund ta kishte shtyrë ekonominë amerikane drejt një recesioni të ri. Megjithatë, tha zoti Obama, mbetet ende shumë për t’u bërë për punësimin e amerikanëve dhe për ta futur ekonominë në rrugën e shlyerjes së borxhit.

Presidenti tha se shkurtimet e shpenzimeve duhen bërë pa u prekur fusha ai arsimi, trajnimet, kërkimet teknologjike, për të cilat ai tha se janë tepër të rëndësishme për mirëqenien e vendit në shekullin e 21-të.

Ndërkohë, në reagimin e republikanëve, kongresmeni i Michiganit, David Camp i bëri thirrje kolegëve të tij republikanë të përpiqen të gjejnë mënyra për pakësimin e shpenzimeve të panevojshme të Washingtonit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama mbron programet e monitorimit

Ai tha se monitorimi i telefonatave dhe internetit ka shpëuar jetë njerëzish.
Më tepër

OKB: Numër rekord refugjatësh

UNHCR thotë se numri i refugjatëve, apo i njerëzve të zhvendosur brenda vendit në vitin 2012, ishte më i larti që nga viti 1994.
Më tepër

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Shkak: bisedimet e propozuara amerikane me talebanët
Më tepër

Jep dorëheqjen i dërguari i Kosovës në Beograd

Lulzim Peci tha se dorëheqja pasoi mospajtimet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi
Më tepër

Gjermanët jo më perfektë

Aeroporti i ri i Berlinit duhet të ishte hapur që para një viti, por mund të mos fillojë të funksionojë deri në vitin 2017
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive