Lidhje

Obama: jo frikës, mjeti më i fuqishëm kundër ekstremistëve


Presidenti Barack Obama thotë se ka besim se SHBA dhe aleatët e tyre do t’i shkatërrojnë xhihadistët e Shtetit Islamik. Presidenti i bëri këto komente në Malajzi, ku ai mori pjesë në takimin e ASEAN-it që u zhvillua në Kuala Lumpur.

"Krahas me mundjen në fushën e betejës, ne do t’u marrim atyre territoret e fituara, do t’u presim burimet financiare, do ta gjejmë udhëheqjen e tyre, do të çmontojmë rrjetet e tyre; në fund ne kemi për t’i mundur terroristët, por duke u siguruar që të mos humbim gjatë këtyre përpjekjeve vlerat dhe parimet tona,”- tha preisdenti.

Presidenti Obama paralajmëroi se nuk duhet të dorëzuar para frikës, sepse ajo është fuqia primare që ata kanë ndaj nesh. Ai tha se “mjeti më i fuqishëm në luftën kundër ekstremistëve është t’u themi atyre se ne nuk frikësohemi”.

XS
SM
MD
LG