E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / Bota

Izraelitët e palestinezët mirëpresin Pres. Obama

x
Madhësia e gërmave - +
Zyrtarët në Izrael dhe në territoret palestineze e kanë mirëpritur lajmin për vizitën e planifikuar të presidentit amerikan Barak Obama, duke thënë se kjo sinjalizon qëllimin e tij për ta bërë rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme një përparësi të politikës së jashtme, gjatë mandatit të tij të dytë.
                             
Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë përshëndetën lajmin për udhëtimin e ardhshëm të Presidentit Obama në rajon, duke vënë në dukje se do të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit në mandatin e dytë. Kjo është vizita e parë e zotit Obama në rajon gjatë presidencës së tij. Ai vizitoi Izraelin në vitin 2008, ndërsa zhvillonte fushatë për zgjedhjet amerikane.

Zëdhënësi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Mark Regev, thotë se vizita do të tregojë marrëdhëniet e ngushta mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

"Do të jetë gjithashtu një mundësi për të folur për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes dy vendeve tona dhe natyrisht për të diskutuar disa nga sfidat me të cilat përballemi: para së gjithash kërcënimi që vjen nga programi iranian për armë bërthamore."

Shtëpia e Bardhë nuk ka publikuar një datë për vizitën, por mediat izraelite thanë se ajo do të zhvillohet në fund të muajit mars, pas afatit të caktuar për formimin e koalicionit qeverisës së zotit Netanyahu. Zëvendës kryeministri i Izraelit Silvan Shalom i tha një stacioni radiofonik izraelit se vizita do të përqëndrohet tek dy çështje kryesore.

Ai tha se, së pari do të flitet për rifillimin e procesit të paqes izraelito-palestinez si dhe për krijimin e një mbështetje rajonale për të, dhe së dyti, për ndërtimin e një koalicioni rajonal kundër Iranit dhe partnerëve të tij.

Ai ishte duke iu referuar bashkëpunimit ushtarak mes Iranit, Sirisë dhe grupit libanez Hezbollah. Izraeli thotë se ata kundërshtarë zotërojnë mijëra raketa të drejtuara mbi territorin e tij dhe se duhet të mbahen nën kontroll.

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abas përshëndeti vizitën e ardhshme të zotit Obama. Një anëtare e Organizatës Çlirimtare të Palestinës, Hanan Ashrawi, tha se ajo shpreson që vizita të sjellë një qasje të re të SHBA-së dhe t’i japë fund bllokimit të bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme.

"Ne shpresojmë që të jetë sinjal serioziteti në drejtim të objektivave për një ri-angazhim pozitiv dhe konstruktiv, në mënyrë që pushtimi izraelit të përfundojë dhe gjithashtu t'i jepet fund mosndëshkimit të Izraelit dhe masave të njëanshme dhe të përgatitet terreni për një paqe të drejtë."

Zyrtarët palestinezë thonë se do të rinisin bisedimet vetëm nëse Izraeli ndalon ndërtimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor. Izraeli thotë se bisedimet duhet të fillojnë pa parakushte.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
09.02.2013 20:39
Vizita e Presidentit Obama ne lindjen e mesme ne Izrael dhe Palestine eshte nje sinjal i mire ku mund te kete nje mareveshje paqe afatgjate midis Izraelit dhe Palestines.Vizita e Z Obama ne fund te marsit ne lindjen e mesme mund te kemi dhe fundin e regjimit te Al Assad dhe kemi nje Qeveri demokratike te udhehequr nga opozita siriane dhe nderpritet ndihma ushtarake per Hesbullall te Libanit,keshtu ngelet Irani i cili furnizon me armatim ushtarak Hesbullall te Libanit edhe dy organizatat teroriste sic jane Hamasi dhe Xhihadi Islamik.duke krijuar nje kualicion Izrael,Palestine.Siri dhe Jordani kundra Iranit..keshtu Irani duke menduar se luan me dy karta per lufte me Izraelin karta e pare digjet keshtu Irani dhe embargon qe ka shkon drejt dorezimit pa kushte ,ndersa regullimi teknik midis Izraelit dhe Palestines eshte i lehte dhe ngelet konflikti Azipaqesori Rusi .Japoni per ishujt Kurile dhe Kine Japoni per ishujt dhe Kore e Veriut me Kore e jugut dhe Kina me shtetet fqinje per Detin e Kines jugore..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Presidenti i Birmanisë, vizitë në SHBA

Presidenti Thien Sein e filloi vizitën e tij në Uashington, me pjesëmarrjen në një takim të hapur të Zërit të Amerikës
Më tepër

Vazhdojnë polemikat mbi skandalin tatimor

Ndihmësi i lartë i Presidentit Obama Dan Pfeiffer rithekson se administrata nuk ishte në dieni të shkeljeve që vazhduan afro dy vjet
Më tepër

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive