Lidhje

Obama: Beteja për një klasë të mesme më të fortë


Obama
Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha në fjalimin e përjavshëm në radio se amerikanët duhet të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të ndërtuar “një klasë të mesme më të fortë në ekonominë e sotme që është në ndryshim të vazhdueshëm”.

Presidenti tha se kjo përfshin të drejtën për patur një sigurim shëndetësor të përballueshëm, një pagë të drejtë, leje nga puna për arsye familjare dhe fleksibilitet në vendin e punës.

Ai tha se rritja e pagës minimale do të jetë një nga “mënyrat më të mira për t’i dhënë përkrahje familjeve të punësuara”.

Presidenti Obama tha se Amerika “ndërtoi klasën e mesme më të mirë që ka njohur ndonjëherë bota” e cila bën të mundur që kushdo që “është i gatshëm të punojë mirë dhe të respektojë rregullat e lojës mund t’ja dalë mbanë”.

Në përgjigjen e republikanëve, Kongresmeni Larry Bucshon i shtetit të Indianës, tha se politikat e administratës Obama “vazhdojnë të dëmtojnë” ekonominë e vendit dhe familjet që përpiqen t’ja “dalin mbanë me aq sa munden”.

XS
SM
MD
LG