Lidhje

Uji i ndotur sfidë për Olimpiket 2016


Pjesëmarrësit në konkurrimet ujore për Lojërat Olimpike 2016 në Rio De Zhaneiro rrezikohen nga infeksione të rrezikshme. Analizat e ujit, në përgatitje për këtë aktivitet sportiv global, tregojnë nivele të larta virusesh dhe bakteriesh.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se ka zbuluar ndotje të rrezikshme që vijnë nga derdhja e ujërave të zeza në mjediset ku do të zhvillohen garat në Rio, si për shembull konkurrimet në kanotazh, varka me rrema dhe garat maratonë me not.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombtar tha në komentet për shtyp në Kuala Lumpur se pas një takimi të bordit, cilësia e ujit mbetet një ndër sfidat kryesore në përgatitje për Olimpiket e ardhshme.

Sipas Associated Press, disa sportistë që stërviten në Rio për t’u përgatitur për garat e 2016 janë sëmurur rëndë nga uji i ndotur.

XS
SM
MD
LG