Lidhje

"Dishepujt" e Buffett-it mblidhen në Omaha


Mijëra investitorë po mblidhen në Omaha, të Nebraskës, për të marrë njohuri nga njëri prej investitorëve më të suksesshëm të botës.

Warren Buffett, njeriu i tretë më i pasur i botës, do të organizojë takimin e përvitshëm të aksionerëve të korporatës “Berkshire Hathaway Incorporated”, që ai mbikqyr, me shitje vjetore prej 200 miliardë dollarësh dhe me mbi 300 mijë punonjës.

Vitin e kaluar, më tepër se 40 mijë vetë shkuan në Omaha, për të marrë pjesë në takimin e njohur si “Kapitalistët e Woodstock-ut”, për nder të 50 vjetorit të Buffet-it në krye të korporatës “Berkshire Hathaway”. Pothuasje po aq vetë pritet të shkojnë atje këtë vit, të shtunën dhe dielën, edhe pse për herë të parë, takimi do të transmetohet drejtpëdrejt në internet. Takimi do të jepet direkt në kinezçe, për të plotësuar kërkesën e Kinës, ku Buffet vlerësohet shumë dhe ku ka shumë mundësira për investime.

Aksionerët do të marrin pjesë në aktivitetet që do të organizohen me këtë rast nga Buffet dhe ajo që është më e rëndësishmja, ata do të kenë rastin të marrin buletinin e tij, shumë të lakmuar. Gjatë viteve, ky buletin është bërë një lloj udhëzuesi për investitorët e vegjël dhe të mëdhenj. Ky botim i njeh investitorët e kompanisë “Berkshire Hathaway”jo vetëm me fitimet dhe operacionet, por edhe me mendimet e investitorit të famshëm Warren Buffett për ecurinë e ekonomisë, si dhe me këshillat e tij për t’u bërë udhëheqës të suksesshëm biznesi.

Buffet, pasuria e të cilit është vlerësuar të jetë 66.7 miliardë dollarë në vitin 2015, nga revista Forbes, është një nga investitorët më të sukesesshëm të botës. Në moshën 85-vjeçare, ai është Drejtori Ekzekutiv i njërës prej 500 kompanive me të ardhura më të mëdha të botës. Berkshire është në vendin e katërt në listën e këtyre kompanive.

XS
SM
MD
LG