Lidhje

Ndahet nga jeta stilisti Oscar de la Renta


Stilisti Oscar de la Renta u nda nga jeta dje, pas një karriere legjendare si një ndër emrat më të njohur në botën e modës.

Kanali televiziv në gjuhën spanjolle Univision njoftoi se de la Renta vdiq pas një beteje dhjetë vjeçare me kancerin.

Stilisti, i lindur në Republikën Domenikane, arriti famë ndërkombëtare në vitet 1960 me veshjet për Zonjën e Parë Jacqueline Kennedy.

Në dekadat që pasuan, firma e tij dallonte sidomos për fustanet voluminoze, si në sfilata, por edhe në tapetin e kuq të Hollivudit, të preferuara nga shumë artiste.

Kohët e fundit firma e tij dizenjoi fustanin e avokates Amal Alamuddin Clooney për dasmën me aktorin George Clooney.

XS
SM
MD
LG