E mërkurë, 10 shkurt, 2016

    Lajme / Kulturë

    Kandidaturat e çmimeve Oscar

    Kryeson në garën për statujën e artë filmi “Lincoln” me 12 kandidatura, i ndjekur nga filmi “Life of Pi” me 11 kandidatura

    x
    Në Hollywood u zhvillua ditën e enjte ceremonia e shpalljes së kandidaturave të çmimeve Oscar për filmat më të mirë të vitit 2012. Kryeson në garën për statujat e arta filmi “Lincoln” me 12 kandidatura, i ndjekur nga filmi “Life of Pi” i cili ka 11 kandidatura. Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet në datën 24 shkurt në Hollywood.

    Filmi “Lincoln” me 12 kandidatura, udhëheq garën në ceremoninë e 85-të të çmimeve Oscar që do të zhvillohet më 24 shkurt.  Ky film është kandidat mes të tjerash për filmin më të mirë,  aktorin kryesor Daniel Day Lewis, aktorët mbështetës Sally Field dhe Tommy Lee Jones si dhe regjisorin më të mirë Steven Spielberg.

    Ceremonia e shpalljes së kandidaturave ditën e enjte ishte e papritur  jo vetëm për faktin që  u zhvillua përpara ceremonisë së Globit të Artë (një tjetër ceremoni prestigjoze kinematografike), por edhe për mesazhin e qartë se ndoshta filmi që ka më shumë mundësi për të fituar çmimin Oscar është pikërisht filmi “Lincoln”. Kjo sepse ai është kandidaturë si për aktorin kryesor, edhe për regjisorin më të mirë e filmin më të mirë. Zakonisht filmat që nuk kanë kandidat edhe regjisorin për çmimet e Akademisë, rrallë ndodh që të fitojnë statujën e artë për kategorinë e filmit më të mirë.

    Filmi “Amour” i regjisorit  Michael Haneke është saga e dashurisë për një çift në fund të jetës së tyre. Ky film ka katër kandidatura mes të cilëve edhe kandidatura për aktoren më të mirë, 85 vjeçaren Emmanuelle Riva. Ajo është aktorja më e moshur që kandidon për çmimin Oscar në historinë 85 vjeçare të ceremonisë këtyre çmimeve.

    Në të njëjtën kategori është kandidate edhe aktorja me moshë më të vogël në historinë e çmimeve Oscar,  9 vjeçarja Quvenzhane Wallis, e cila interpreton në filmin “Beasts of the southern wild”,  një film i cili flet për kurajon dhe forcën, parë nga sytë e një fëmije 6 vjeçar që përballet me botën i vetëm mbas vdekjes së të atit.

    “Life of Pi” është filmi i cili ndjek filmin “Lincoln” me 11 kandidatura për çmime Oscar. Ai është një film, i cili e trajton në mënyrë fantastike historinë e një djali indian që mbete i vetëm në një varkë shpëtimi në oqean me një tigër nga Bengali.

    “Silver Lining Playbook”  është një film i cili mori katër kandidatura për çmimin Oscar. Ai trajton përpjekjet e një familjeje nga Filadefia , dhe birit të kësaj familje për t’u kuruar nga çrregullimi bipolar.  Bradley Cooper është kandidat për aktorin më të mirë, Jennifer Lawrence është kandidate për aktoren më të mirë, Robert de Niro dhe  Jacki Weaver janë kandidatura për rolin mbështetës.

    Filmi “Django Unchained” me regjizor Quentin Tarantino  është kandidaturë  për filmin më të mirë. Ky film trajton temën e skllavërisë në perëndimin amerikan të shekullit të 19-të.

    Filmi “Argo” me regji të Ben Afleck-ut, i cili është edhe aktor kryesor i tij është kandidat në 7 kategori. Ndonëse ka patur vlerësime të mira nga kritika, Ben Afleck nuk arriti të jetë kandidaturë për aktorin më të mirë.

    Ky film trajton temën e lirimit të disa diplomatëve amerikanë gjatë krizës së pengjeve me Iranin në vitet 1980.

    “Zero Dark Thirty” është një film i cili përpjekjet e një agjenteje të CIA-s  për të kapur Osama Bin Laden-in. Aktorja Jessica Chastain interpreton rolin e Majës .  Ajo është kandidaturë për aktoren më të mirë.

    Filmi “Të mjerët”, një muzikal i ndërthurur me elementët kinematografikë, ka marrë mes të tjerash kandidaturat për aktorin më të mirë Hugh Jackman në rolin e Jean Valjean –it dhe për aktoren më të mirë Anne Hathaway, e cila interpreton  Fantinën.  Ky film është kandidaturë në 8 kategori.

    Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar zhvillohet në 24 shkurt në Hollywood.
    Ky forum është mbyllur
    Komente
         
    Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    09.02.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

    LAJME

    Trump, Sanders fitues në Nju Hampshër

    Ndonëse numërimi i votave ende vazhdon, gjithë parashikimet nxjerrin ata si fitues. Pjesëmarrja në votime ka qënë shumë e lartë.
    Më tepër

    SHBA, kurset e trajnimit dhe tregu i punës

    Një qendër trajnimi në Merilend, u mëson studentëve profesione që i ndihmojnë të gjejnë vende pune
    Më tepër

    Fëmijët dhe interneti i sigurtë

    Në ditën ndërkombëtare të internetit të sigurtë, organizata ndërkombëtare World Vision, që vepron në Shqipëri, bëri thirrje për një vemendje më të madhe ndaj përdorimit të internetit nga fëmijët
    Më tepër

    Mësimi i gjuhës shqipe në Selanik

    Në klasat e hapura pranë Universitetit të Selanikut, grupe fëmijësh mblidhen çdo fundjavë për mësimin e shqipes
    Më tepër

    Rifillon gjyqi për ngjarjet e Kumanovës

    Anëtarët e grupit të armatosur shqiptar nuk i pranojnë akuzat e ngritura ndaj tyre për terrorizëm
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Fireworks explode over the Victoria Harbor of Hong Kong to celebrate the Lunar New Year of the Monkey.
    • A performer from the Mangueira samba school parades during carnival celebrations at the Sambadrome in Rio de Janeiro, Brazil.
    • An unidentified injured man is escorted by riot police at Mongkok in Hong Kong. Riot police used batons and pepper spray to quell fights after authorities tried to move illegal street vendors from a working-class Hong Kong district, the worst street clashes since pro-democracy protests in late 2014. It is not known whether the injured man is a protester.
    • An aerial view shows firefighters and emergency doctors working at the site of a train accident near Bad Aibling, southern Germany. Two Meridian commuter trains operated by Transdev collided head-on near Bad Aibling, around 60 kilometers (40 miles) southeast of Munich, killing at least eight people and injuring around 100, police said. The cause of the accident was not immediately clear.
    • Handout picture released by the European Space Agency of a photo composition taken by ESA’s Proba-V minisatellite showing as the second largest lake in Bolivia gradually dried up. Lake Poopo was declared fully evaporated in 2015. The three 100-m resolution Proba-V images shown here were taken on 27 April 2014, 20 July 2015 and 22 January 2016 respectively.
    • A man tries to extinguish a fire at an illegal garbage dump after residents decided to set fire to it to prevent the spread of the mosquito-borne Zika virus, in a slum of San Jose, Costa Rica, Feb. 8, 2016.
    • A participant takes part in the annual Great Spitalfields Pancake Race in aid of London's Air Ambulance in London, Britain.
    • An Afghan laborer uses machinery to fluff raw cotton of a bale in making pillows and mattresses, at his traditional shop in Kabul.
    • Revelers participate in a flour fight during the "O Entroido" festival in Laza village, Spain, Feb. 8, 2016.
    • Children watch their classmate pour cold water on herself, under the watch of fitness coach Oksana Kabotko (not pictured), as part of a health and fitness program at a local kindergarten in Krasnoyarsk, Siberia, in subzero temperatures.
    • A man feeds seagulls on a beach along the Arabian Sea in Mumbai, India.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.