E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Kulturë

Kandidaturat e çmimeve Oscar

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet më 24 shkurt në teatrin Kodak në Hollywood

x
Madhësia e gërmave - +

Sot në Los Angelos janë shpallur kandidaturat për ceremoninë e 85-të të ndarjes së çmimeve Oscar. Ceremoninë e drejtuan aktorët Seth McFërleim dhe Emma Stone të cilët do të drejtojnë gjithashtu mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve.

Filmi “Lincoln” me 12 kandidatura, udhëheq garën në ceremoninë e 85-të të çmimeve Oscar. Ky film është kandidat mes të tjerash për filmin më të mirë,  aktorin kryesor Daniel Day Lewis, aktorët mbështetës Sally Field dhe Tommy Lee Jones si dhe regjisorin më të mirë Steven Spielberg.

“Life of Pi” është filmi i cili ndjek filmin “Lincoln” me 11 kandidatura për çmime Oscar. Ai është një film, i cili e trajton në mënyrë fantastike historinë e një djali indian që mbete i vetëm në një varkë shpëtimi në oqean me një tigër nga Bengali.
 

Në kategorinë e filmit më të mirë konkurrojnë filmat “Beast of the Southern Wild”, “Silver Linings Playbook”, “Zero Dark Thirty”, “Lincoln”, “Les Miserables”, Life of Pi”, “Amour”, “Gjango” dhe “Argo”.
 

Për aktorin më të mirë konkurrojnë Daniel Day Lewis, Denzel Washington, Hugh Jackman, Bradley Cooper dhe Joaquin Phoneix.
 

Në kategorinë e aktores më të mirë konkurrojnë  Naomi Watts, Jessica Chastain, Jennifer Lawrence, Emmanuelle Riva dhe Kuenvenzhane Wallis.

Për kategorinë e regjizorit më të mirë konkurojnë David o’Russel, Ang Lee, Steven Spielberg, Michael Haneke dhe Benh Zeitlin.
 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet në datën 24 shkurt në teatrin Kodak në Hollywood.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari i Shtetit Kerry fillon turnen në Afrikë

Zoti Kerry do të zhvillojë bisedime për sigurinë rajonale me zyrtarët afrikanë dhe do të marrë pjesë në festimet për 50-vjetorin e Bashkimit Afrikan
Më tepër

Shëmbet një urë në shtetin Uashington

Zyrtarët thonë se nuk ka viktima apo të zhdukur
Më tepër

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive