E hënë, 01 shtator, 2014

Lajme / Bota

Shtohet dhuna në Karaçi

x
Vala e dhunës ekstremniste, etnike, sektare dhe politikisht e motivuar, që ka mbërthyer Pakistanin vitet e fundit duket se është intensifikuar, ndërsa përllogaritet që 500 veta të jenë vrarë gjatë këtij viti. Gjysma e vrasjeve kanë ndodhur në qytetin më të madh të vendit dhe qendrën komerciale të Karaçit, ku vëzhguesit fajësojnë luftën për pushtet mes grupeve politike dhe fetare. Ayaz Gul njofton për Zërin e Amerikës nga Islamabadi.
 
Karaçi është qyteti më i madh i Pakistanit dhe qendër tregëtare, i cili sjell rreth dy të tretat e të ardhurave të vendit nga taksat, por ky qytet ka edhe një histori të gjatë dhune.
Parti politike dhe fetare shpesh fajësohen për përdorimin e bandave kriminale etnike për përfitime monetare përmes zhantazhit, për grabitje toke, për trafikim narkotikësh apo për rrëmbime me qëllim shpërblimi.

Grupet rivale here herë shpërthejnë në beteja të gjata me armë, duke përfshirë lagje të tëra të kryeqytetit të provinces jugore Sin. Shumica e kritikëve thonë se dhuna e fundit në qytetin me më shumë se 18 milionë banorë është shkak i mosmarrëveshjeve etnike mes forcës politike mbizotëruese të Karaçit, Lëvizjes Muttahida Qaumi, ose MQM, dhe Partisë Kombëtare Awami, ose ANP.

Dy partitë fajësojnë hapur njera tjetrën për vënien në shënjestër të anëtarëve të tyre. Për ironi, këto dy grupime janë aleate në koalicionin qeverisës të provincës, i kryesuar nga Partia e Popullit e Pakistanit, e cila fajësohet po ashtu për aktet e dhunës. Që të gjithë mohojnë pjesëmarrjen në këtë dhunë.

Analistët pakistanezë përllogarisin se mbi 6,000 njerëz kanë vdekur në Karaçi që prej vitit 2008, shumica nga sulme sektare dhe politike. Anis Haroon, aktivist i njohur i të drejtave të njeriut me bazë në Karaçi, thotë se përplasjet e dhunshme politike u kanë mundësuar grupeve kriminale që të shfrytëzojnë mungesën e rendit për të arritur qëllimet e tyre.

“Duket sikur të gjithë mund të përfitojnë, por ndërkohë të gjithë janë shumë të shqetësuar me atë që po ndodh. Megjithatë ne jemi më se të sigurtë rreth një gjëje, askush nuk përpiqet të vendosë dhe të ruajë rendin dhe paqen në Karaçi, prandaj ekziston një gjendje plotësisht kaotike”.

Ahmed Bilal Mehbood, i cili kryeson Institutin Pakistanez pro-demokracisë për Zhvillim Legjislativ dhe Transparencë, thotë se struktura administrative dhe forca policore jo e trajnuar mirë prej gati 35 mijë vetash në Karaçi janë politizuar shumë gjatë viteve të fundit.

“Kjo ka çuar në një situate ku administrata civile dhe policia kanë humbur çdo aftësi për të administruar Karaçin. Mendoj se mungon efekshmëria e administratës civile, ndërkohë që forcat policore nuk kanë autoritetin e duhur sepse kanë frikë se nëse drejtësia zbatohet për të gjithë, përkrahësit e tyre mund të humbasin”.

Intensiteti i sulmeve të qëllimshme thuhet se ka lidhje gjithashtu me procesin e vazhdueshëm të verifikimit të votuesve nga autoritetet e zgjedhjeve në Karaçi. Kritikët thonë se në të kaluarën lëvizja MQM ka qenë në gjendje të manipulojë pjesëmarrjen në zgjedhje dhe tani po përpiqet të pengojë përpjekjet e verifikimit. Udhëheqësit e partisë i mohojnë këto akuza.

Zgjedhjet në Pakistan pritet të zhvillohen në muajin maj dhe shumica e partive politike po kërkojnë dislokimin e trupave  në qendrat e votimit të Karaçit për të ruajtur paqen. Ahmed Bilal Mehbood dhe vëzhgues të tjerë të pavarur janë skeptikë rreth aftësisë së qytetit për të mbajtur zgjedhjet pa ndihmën e ushtrisë.

“Mendoj se në Karaçi, nëse forca të armatosura nuk janë të pranishme përreth qendrave të votimit gjatë zgjedhjeve, ne mund të jemi dëshmitarë të akteve të dhunës, madje edhe para zgjedhjeve. Mendoj se edhe verifikimi i votuesve kërkon praninë e forcave të armatosura. Nuk mendoj se masat e mara në kushte normale janë të mjaftueshme për zgjedhjet në Karaçi dhe në Baluçistan.”

Baluçistani, në Pakistanin jug-perëndimor, është një pikë tjetër shqetësimi për organizatorët e zgjedhjeve. Atje, kryengritja separatiste e nivelit të ulët bashkë me sulmet vdekjeprurëse kundër pakicës muslimane shi’ite ka shtuar gjithashtu shqetësimet e sigurisë. Në veri-perëndim, Talibanët e Pakistanit vazhdojnë kryengritjen e tyre.

Por trazirat në Karaçi mund të jenë shumë më të rendësishme për të ardhmen afat-gjatë të ekonomisë së vendit. Analistët thonë se dhuna në Karaçi, bashkë me krizën më të rëndë energjitike, kanë ngjallur frikë tek shumë investitorë të huaj gjatë viteve të fundit, ndërkohë që parregullsitë e shpeshta ekonomike kanë shkaktuar humbjen çdo ditë të miliona dollarëve.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.08.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Pakistan: Opozita nuk pranon të ndalë protestat

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të reja
Më tepër

Qeveria e Assadit bën betimin

Zoti Assad bëri betimin për një mandat të ri më 16 korrik, pas zgjedhjeve që u quajtën një farsë nga komuniteti ndërkombëtar dhe opozita
Më tepër

Dyshime për një rast me Ebola në Suedi

Njoftimet e medias thonë se një burrë që kishte udhëtuar kohët e fundit në një “zonë me rrezikshmëri” për virusin, po vuan nga ethet dhe po trajtohet në izolim
Më tepër

Kryengritësit pro-rusë hapin zjarr ndaj anijes ukrainase

Presidenti rus Vladimir Putin po bën thirrje për bisedime të menjëhershme dhe të gjithanshme për statusin e Ukrainës juglindore
Më tepër

Prishtinë, përfundon seminari kulturor

Në Prishtinë përfundoi Seminari i 33-të ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku morën pjesë studiues të shumtë të Albanologjisë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • An Iraqi militia fighter from Shi'ite cleric Moqtada al-Sadr's Saraya al-Salam's Peace Brigade, fires a mortar during heavy clashes with Islamic State fighters in Tuz Khurmatu in Salaheddin province about 88 kilometres (55 miles) south of Kirkuk.
  • A royal supporter places flowers on the gates of Kensington Palace in London as a tribute to Britain's Princess Diana, marking the 17th anniversary of her death.
  • A Somali government soldier holds his fighting position against suspected militants during an attack at the Jilacow underground cell inside a national security compound in Mogadishu. Islamist rebels blew up a car bomb and gunmen attacked the national intelligence site in the capital where suspected militants are held. The assault left 11 people dead, government officials and the rebel group said.
  • A girl calls for assistance after she is trapped by the water on a flooded Ryparken train station during a heavy rainstorm in Copenhagen, Denmark.
  • Malaysian students perform during the 57th National Day celebrations at Independence Square in Kuala Lumpu.
  • Protesters wave their mobile phones and other electronic devices as they take part in a pro-democracy rally next to the Hong Kong government complex. China announced rules giving it control over who can stand in Hong Kong's next leadership election, triggering tears and fury in the city where democracy activists vowed to stage a mass sit-in.
  • Firefighters carry a body found in the rubble of a four-story residential building which collapsed following a blast in Rosny-sous-Bois in the eastern suburbs of Paris, France.
  • A competitor runs through a foam tunnel during the Brutal Run extreme obstacle course race in Budapest, Hungary, Aug. 30, 2014.
  • Legendary acrobatic pilot Zoltan Veres of Hungary on his MXS aircraft demonstrates his skills with his F-16 at the Slovak International Air Fest SIAF 2014 at the Slovak Airforce Base of Sliac, Aug. 30, 2014.
  • Thousands of rubber ducks float in the Danube river in front of the Parliament in Budapest, Hungary.
  • Tungurahua volcano erupts near Banos, Ecuador.
  • Sweden's HMS Helsingborg, Denmark's HDMS Niels Juel and Finland's Rauma head to Turku during the Northern Coasts 2014 international naval exercise in Finland. Thirteen nations, including 56 vessels and 2,800 personnel participate in the naval exercise.
  • Fireworks light the sky above Saint Basil's Cathedral during the "Spasskaya Tower" international military and music festival on Red Square in Moscow, Russia, Aug. 30, 2014.

Interaktive