E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Bota

Pakistan: Urdhër arresti për kryeministrin Ashraf

Gjykata e Lartë ngriti akuza për korrupsion, të cilat e kanë burimin nga koha kur zoti Ashraf mbante postin e ministrit të ujrave dhe energjisë

x
Madhësia e gërmave - +
Gjykata e Lartë e Pakistanit dha urdhër për arrestimin e kryeministrit Raja Pervez Ashraf në një çështje korrupsioni, ndërkohë që protestuesit anti-qeverisë janë mbledhur në kryeqytet, duke bërë thirrje për shpërbërjen e qeverisë.

Sipas njoftimeve të televiziontit pakistanez, zyrtarët thanë se gjykata dha urdhër për arrestimin e kryeministrit bashkë me 15 persona të tjerë në një çështje që ka lidhje me centralet private të energjisë. Akuzat e kanë burimin nga koha kur zoti Ashraf mbante postin e ministrit të ujrave dhe energjisë.

Ai akuzohet se ka marrë ryshfete, ndërsa planifikoheshin projekte për ndërtimin e centraleve energjitike të Pakistanit. Zoti Ashraf i ka mohuar akuzat.

Vëzhguesit thonë se urdhër arresti mund të acarojë edhe më tej tensionet mes qeverisë dhe gjykatave.

Po sot, kleriku popullor pakistanez, Tahir-ul Qadri u bëri thirrje pasuesve të tij, të mbledhur përreth parlamentit në Islamabad, që të vazhdojnë protestën kundër qeverisë dhe kundër korrupsionit. Helikopterët e ushtrisë fluturuan mbi zonë, ndërsa përkrahësit e klerikut Qadri, që valvisnin flamuj, pushtuan rrugët e kryeqytetit për të dytën ditë.

Po sot më herët, forcat e sigurimit përdorën gazin lotsjellës kundër mijëra demonstruesve dhe hapën zjarr në ajër për të ruajtur qetësinë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
15.01.2013 19:01
Eshte cudi por nuk eshte habi qe Kryeministri i Pakistanit Raja Pervez Ashraf ju dha urdheri per arest sepse ka mare rushfet per ndertimin e centraleve energjitike.pra ne Pakistan jane institucionet e pavarura te drejtesise.Ne mes te Evropes lihet nje diktator qe eshte Sali Berisha ku bashke me femijet ka 40% te pasurise kombetare dhe miqte e tij.,jane aratisur nga 2005 deri 2010 1.3 miliard dollare dhe per 22 vjet reth 6 miliard dollare ..Berisha thote se jane pak ne krahasim me Serbine dhe Greqine mor derdimen Shqiperia ka 28.000 km2 dhe ka aktualisht ne Shqiperi 2 milion banore ndersa Greqia ka 10 milion banore ndersa Serbia 8 milion banore.Shqiperine po e mban peng krimi i organizuare dhe institucionet e shtetit jane ne dore te krimit te organizuare.Berisha ben opoziten ndron rolet sepse Qeverine e drejton krimi i organizuare..por ne realitetin shqipetar mbajne AMBASADORI I BE ETORE SEKUI qe nuk flet per krimin e organizuare sepse Qeveria ka bere transferta Parlamentareve Evropiane dhe kane folur brockulla..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive