E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Bota

Shkarkohet administrata politike e provincës së Beluçistanit

x
Madhësia e gërmave - +
Kryeministri i Pakistanit shkarkoi administratën politike të provincës së Beluçistanit në përgjigje të kërkesave të protestuesve të indinjuar për dhunën kundër myslimanëve shiitë, përfshirë edhe një sulm me bombë të enjten që la të vrarë rreth 100 njerëz. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ajaz Gul nga informon nga Islamabadi.
 
Kryeministri Raja Pervez Ashraf shkoi me avion në kryeqytetin e provincës, Kueta, dhe u takua dje vonë me familjet shiite që qendornin para arkivoleve të disa prej vrarëve në dy shpërthimet e të enjtes.
 
Protestuesit, anëtarë të komunitetit shiit Hazara, kishin refuzuar t’i varrosnin të afërmit e tyre deri sa të shkarkohej qeveria e provincës dhe ushtria të autorizohej të merrte nën kontroll qytetin.
 
Pak pas takimit me udhëheqësit shiite në Kueta, Kryeministri Ashraf njoftoi në një fjalim televiziv sot herët se po shkarkonte kryeministrin e Beluçistanit dhe administratën e tij politike.
 
Pas këshillimeve të gjata me udhëheqësit e të gjitha partive politike, kryeministri tha se qeveria federale e Pakistanit po ushtron të drejtën e saj kushtetuese për të marrë nën kontroll provincën. Ai i tha vendit se forcave paraushtarake u është dhënë pushtet policor dhe premtoi se ato do të ndërmarrin operacione kundër organizatave të paligjëshme ekstremiste që qendrojnë pas dhunës sektare.
 
Pas pak njoftimit të zotit Ashraf, protestuesit shiitë në Kueta njoftuan se do të varrosnin viktimat e shpërthimeve.
 
Të vdekusit në shoqërinë myslimane zakonisht varrosen disa orë pas vdekjes, prandaj protesta në Kueta ishte një gjest dramatik dhe thellësisht simbolik që vëzhguesit thanë se demostronte vitet e vuajtjes së komunitetit Hazara në Beluçistan. Zohra Jusuf është kryetare e Komisionit të pavarur të të Drejtave të Njeriut në Pakistan.
  
“Është padyshim e pashembullt. Mendoj se komuniteti Hazara ka treguar tepër durim. Ka patur shumë sulme ndaj tyre në vitet e fundit. Ata janë vënë në shënjestër kryesisht për shkak të fesë së tyre dhe qeveria provinciale ka dështuar totalisht në përgjegjësinë e saj për t’i mbrojtur.
 
Dhuna sektare la të vrarë më shumë se 400 njerëz vitin e kaluar në Pakistan, ndër të cilët rreth 150 pjesëtarë të komunitetit Hazara në Kueta. Grupi i jashtëligjshëm ekstremist suni Lashkar-e-Jhangvi mori përgjegjësinë për shpërthimet e të enjtes. Ky grup është fajëzuar për sulemt e mëparëshme ndaj shiitëve dhe është aleat i talebanin në Pakistan dhe me operativët e al-kaidës, të cilët janë në luftë me qeverinë e Islamabadit.
 
Autoritetet fajësuan kryengritësit për shpërthimet e bombave në rrugë dje në një rajon fisnor veriperëndimor që lanë të vrarë më dhumë se dhjetë ushtarë dhe shumë të plagosur. Zona malore e Veziristanit Verior në kufi me Afganistanin besohet të jetë barë e kryengritësve kundër Pakistanit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

Zyrtarët e lotarisë thane se bileta e vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende
Më tepër

Liria e shtypit përballë sigurisë kombëtare

Debati për këtë temë është rihapur pasi Departamenti i Drejtësisë kontrolloi telefonatat e Associated Press
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive