Lidhje

Pakistan, arrestohet ish presidenti Musharraf


Policia e arrestoi sot zotin Musharraf nën akuzat që kanë lidhje me shkarkimin e disa gjykatësve me peshë në vitin 2007

Policia e Pakistanit arrestoi sot Presidentin Pervez Musharraf, duke e nxjerrë para gjykatës në Islamabad nën akuzat që kanë lidhje me shkarkimin e disa gjykatësve me peshë në vitin 2007.

Zoti Musharraf u vendos nën arrest shtëpiak dhe u lejua të kthehet në shtëpi, por më pas u dërgua në stacionin e policisë në Islamabad. Nuk dihet nëse ai do të lejohet të kthehet në shtëpinë e tij para se të dalë në një gjykatë kundër terrorizmit pas dy ditësh.

Pas arrestimit të sotëm, ish udhëheqësi ushtarak 69 vjeçar shkruajti në Facebook se akuzat kundër tij ishin “të motivuara politikisht” dhe u zotua se do t’i kundërshtojë ato.

XS
SM
MD
LG