Lidhje

Shpërthim në Pakistan, dhjetra të vrarë


Zyrtarët në Pakistanin Verior thonë se nga shpërthimi i një bombe sot, në një treg të mbushur me njerëz, u vranë të paktën 23 njerëz dhe u plagosën rreth 55 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në Parachinar, qendra administrative e distriktit gjysëm të pavarur Kurram, në kufi me Afganistanin. Administratori i rajonit tha se bomba ishte fshehur në një çantë që ishte lënë në treg.

Organizata e jashtëligjshme e myslimanëve ekstremistë suni, Lashkar-e-Jhangvi, mori përgjegjësinë për sulmin në rajonin me shumicë shiite. Ky grup është bërë famëkeq për kryerjen e sulmeve vdekjeprurëse kundër komunitetit pakistanez në pakicë.

Në një mesazh dërguar medias pakistaneze, një zëdhënës i grupit tha se sulmi i së dielës ishte kryer për të ndëshkuar shiitët që mbështesin Iranin dhe presidentin sirian Bashar al-Assad. Autenticiteti i këtij pohimi është vështirë të vërtetohet.

Në rajonin e shpërthimit të sotëm ka patur vazhdimisht dhunë: shpërthime të kryera nga Shteti Islamik, nga konflikti mes myslimanëve suni dhe shiitë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës.

XS
SM
MD
LG