E premte, 24 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA premton masa në përgjigje të pengjeve

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, dënoi marrjen peng të 41 shtetasve të huaj në një impiant gazi në Algjeri, një akt që duket se ka lidhje me ndërhyrjen ushtarake franceze në Malin fqinjë. Korrespondenit i Zërit të Amerikës, Al Pesin na sjell hollësi nga Londra.
 
Sekretari Paneta tha se Shtetet  e Bashkuara do të marrin “të gjitha hapat e nevojshme dhe të përshtatshme” në përgjigje të krizës së pengjeve në impiantin që përdoret nga kompani britanike, norvegjeze dhe algjeriane.
  
“Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë këto akte terroriste. Është një çështje shumë serioze kur amerikanët mberrn peng sëbashku me të tjerët”.
 
Zoti Paneta tha në Romë se nuk e dinte sa amerikanë janë mes pengjeve. Por një zëdhënës i al-Kaidës në grupit ekstremsit islamik të Maghrebit i tha Zërit të Amerikës se mes pengjeve, shtatë janë amerikanë dhe se Shtetet e Bashkuara do të “kenë pasoja” nëse ndërhynë për të ndihmuar Francën në operacionin e saj ushtarak kundër grupit në Mali.
 
Sekretari Paneta kishte thënë më parë se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa tokësore, por do të japin vetëm mbështetje zbulimi, logjistike dhe transporti për forcat franceze në Mali. Dje ai tha se plani i ndihmës po shqyrtohet në aspektin ligjor, por ka besim se ai do të miratohet bazuar në ligjet që autorizojnë luftën kundër terrorizmit.
  
“Unë e kam të qartë se terroristët janë terroristë dhe terroristët ndërmarrin akte të tilla  jo vetëm në Algjeri, por edhe gjetkë dhe ne i kemi parë sjelljet e tyre në disa raste, kur ata nuk kanë treguar asnjë lloj respekti për njerëzit e pafajshëm. Edhe kjo duket se është një prej këtyre situatave”.
 
Ekspertja që studjon al-Kaidën, Alia Brahimi e Shkollës Ekonomike të Londrës tha dje se grupi islamik Maghreb dhe të tjerë në Afrikën e Veriut i kanë ndryshuar qëllimet e tyre gjatë vitit të fundit nga ato vetëm lokale dhe rajonale.
  
“Një ndërgjegjësim i përbashkët po shfaqet tani në Afrikë mes grupeve ekstemiste në Somali, Nigeri dhe Algjeri, të cilët dikur vepronin tepër lokalisht, por tani ata janë duke marrë pjesë në xhihadin global dhe mendojnë se mund të ndryshojnë të kaluarën e tyre të dështuar dhe konfliktet mes tyre, duke shtuar besnikërinë ndaj al-Kaidës dhe duke u përqendruar në sulmet kundër Perëndimit”.
 
Brahimi thotë se prirja e al-Kaidës për të marrë kontrollin në gjithë Malin, që u bë shkak për ndërhyrjen franceze, do të kishte krijur një bazë operacionale për më shumë sulme kundër perëndimit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive