E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Evropë

Turkson: Zgjedhja e Papës nuk është çështje politike

Kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson nga Gana thotë se etniciteti dhe raca nuk duhet të kenë asnjë rol në zgjedhjen e Papës

x
Madhësia e gërmave - +
Edhe para se Papa Benedikti të njonftonte dorëheqjen të hënën më 11 shkurt, ishin bërë sugjerime që pasuesi i tij të ishte jo evropian. Disa vëzhgues kanë thënë se Kisha Katolite është gati të zgjedhë papën e parë nga Afrika apo Amerika Latine. Por kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson nga Gana i tha Zërit të Amerikës se etniciteti dhe raca nuk duhet të kenë asnjë rol në zgjedhjen e Papës.
  
Shumica e katolikëve jetojnë sot në vendet e Amerikave dhe kisha po zgjerohet në Afrikë. Ndikimi i saj duket se po zbehet në Evropë, në valën e skandaleve seksuale, shtimin e laicizmit dhe mungesën e predispozitës nga udhëheqja e Kishës Katolike për të ndryshuar me kohën.
 
Kur papa bëri njoftimin e tij historik, si papa i parë që jep dorëheqjen në rreth 600 vjet, analistët shpejtuan të dilnin me lista kandidatësh për ta zëvendësuar atë. Kardinali i Ganës, Peter Turkson, president i Këshillit Papal të Vatikanit për Drejtësinë dhe Paqen, është në krye të shumë prej këtyre listave. Por ai thotë se një pritshmëri e tillë është shpesh jo realiste.
  
"Kjo nuk është një çështje e Kombeve të Bashkuara. Kjo nuk është as çështje e Bashkimit  Afrikan. Kjo nuk është çështje politike. Nuk është as çështje kontinentale e kështu me radhë. Kjo është esencialisht çështje e Kishës Katolike. Natyrisht që kjo është një çështje me ndikim nëpër botë. Por është esencialisht një çështje e kishës”.
 
Kardinal Turksoni thekson se homologu i tij nigerian, Francis Arinze, u emërua si pasuesi i Papa Gjon Palit të Dytë dhe tani është mci 80 vjeç dhe për shkak të moshën nuk mund të jetë kandidat, vemendja është  përqendruar tani tek kardinalë më të rinj nga kontinete jashtë Evropës.
 
Kardinali nga Gana thotë se nëse është e natyrshme që afrikanët të duan të kenë një papë nga kontinenti i tyre, është më me rëndësi që vemendja të përqendrohet se kush është personi më i përshtatshëm për të vazhduar udhëheqjen në Shën Pjetër.
  
"Prandaj, para se të shikojmë aspektin kontinent, ne duhet së pari të shikojmë kishën dhe çfarë mund të bëjë Kisha Katolike në Afrikë se çfarë duhet të bëjë me një ngjarje të tillë. Kur kjo të vlerësohet duhet parë se cila është lidhja e Kishës Katolike në Afrikë me Kishën Katolike nëpër botë dhe atëhere duhet menduar për zgjehdjen e një pastori, e një kryepastori, të dikujt që të jetë i aftë për të udhëhequr të gjithë Kishën”.
 
Cardinal Turksoni u bëri thirrje pasuesve të tij afrikanë të luten që Kisha të gjejë udhëheqësin e saj më të mirë, dikë që t’i përgjigjet nevojave të komunitetit katolik në Afrikë dhe në pjesën tjetër të botës.
 
Nëse zgjidhet, ai do të jetë papa i parë jo evropian që do të udhëheqë 1,2 miliardë katolikët në gjithë botën.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive