Lidhje

Pashkët në Tiranë


Besimtaret ortodokse shqiptare festuan Pashkët ne nje atmosfere te vecante festive qe nisi qysh nga mesnata.

Besimtaret ortodokse shqiptare festuan sot Pashket ne Tirane, ne nje atmosfere te vecante festive qe nisi qysh nga mesnata. Ata moren shume urime per kete dite te shenuar edhe nga autoritetet me te larta shteterore te vendit.

Pashkët në Tiranë
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:23 0:00

Mijëra besimtarë ortodoksë shqiptarë festuan sot Pashkët, një nga ditet më të rëndësishme të besimit të tyre. Ata u mblodhën qysh në mesnatë në kishat dhe katedralet për të uruar njëri tjetrin për ngjalljen e Krishtit, dhe për të marrë me vete dritën e besimit të tyre.

Në katedralen e re afër qendrës së Tiranës ceremonitë e festës i drejtoi kryetari i kishës ortodokse, Anastas Janullatos, me urime për besimtarët e shumtë që ishin mbledhur për ta dëgjuar. Besimtarët ortodoksë morën shumë urime pr pashkët edhe nga shumë figura të njohura shtetërore e politike.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, uroi besimtarët, duke kujtuar se Shqipëria është një vend i vogël me disa besime, ku ortodokëst shqiptarë zënë një vend kryesor për sakrificat me pushkë e me penë, që bënë për çështjen kombëtare shqiptare gjatë shumë e shumë viteve brenda e jashtë vendit. Presidenti Nishani theksoi në mesazhin e tij se besimtarët ortodoksë kanë bërë shumë rrugë në zhvillimin e fesë së tyre, duke lënë pas shkatërrimin e përbindshëm të ndërtesave të kultit, martirizimin e priftërinjve, tmerrin e besimtarëve.

Në ditën e shenjtë të ringjalljes së Krishtit, besimtarët ortodoksë shqiptarë gjatë festës së Pashkëve morën shumë urime edhe nga qytetarë të besimeve të tjera, për ripërtëritjen e besimit tek Zoti. Për shqiptarët festat fetare janë të veçanta, sepse janë thjesht simbole të besimit tek Zoti, secili feston dhe uron, sepse festa e çdo besimi është festë për të gjithë shoqërinë. Këto festa forcojnë traditën e harmonisë dhe respektit ndërfetar në Shqipëri, ku të gjithë urojnë më shumë mbarësi e paqe.
XS
SM
MD
LG