Lidhje

Patti Page, artiste e sukseshme e viteve 50-të


Patti Page, një prej artisteve më të sukseshme të viteve 50-të, e cila shiti më shumë se 100 milion regjistrime, vdiq në moshën 85 vjeçare. Përveç këngëve të saj të sukseshmes, Patti Page mendohet të jetë artistja e parë që dubloi zërin e saj në studio, shumë përpara se të bëhej pjesë standard e procesit të regjistrimit.

Patti Page ishte një prej këngëtareve më të dashura të kohës së pasluftës. Kënga e saj e sukseshme "Tennessee Waltz" u shit në më shumë se 10 milion kopje dhe konsiderohet të jetë kënga e parë e sukseshme me muzikë të gërshetuar.

please wait

No media source currently available

0:00 0:07:12 0:00
Direct link


Ajo qëndroi për muaj të tërë në listat e këngëve më të mira të muzikës pop, kantri dhe rithëm e blluz. Gjatë një interviste në vitin 1990, Patti shpjegoi se suksesi i saj ishte aksidental.

"Kjo këngë u regjistrua në anën e mbrapme të diskut me këngë Krishtlindjesh 'Boogie Woogie Santa Claus' sepse kompania e regjistrimeve nuk mendonte se do të shiste gjë tjetër veçse këngëve të kësaj feste".

E lindur si Clara Ann Fowler në Claremore të Oklahomës, një qytet i vogël afër Tulsas, Patti Page fillimisht ëndëronte të punonte në fushën e artit komercial. Puna e saj e parë në departamentin e artit të një radiostacioni lokal çoi në interepretimet e saj në një program 15 minutash. Në vitin 1948 në moshën 20 vjeçare, Patti nënshkroi kontratën e parë me kompaninë e regjistrimeve Mercury Records dhe pas dy vjetësh ajo arriti suksesin e saj të parë.

Kontrata e saj me kompaninë Mercury Records zgjati për 14 vjet, ku regjistroi shumë këngë të sukseshme, mes tyre edhe atë me titull: “With My Eyes Wide Open, I’m Dreaming,” si dhe "Old Cape Cod". Kënga e saj e fundit e sukseshme “Hush…Hush, Sweet Charlotte” u emërua për çmimin Oscar dhe u regjistrua për filmin e Bette Davis me të njëjtin titull. Dhe më pas erdhi kënga “Doggie In The Window”, e cila u bë shumë e sukseshme, por lehjet e qenit të përfshira në të dhe vargjet qesharake bënë që kjo këngë të citohej nga shumë kritikë si shembull i aspektit negative të muzikës pop në fillim të viteve 50-të.

Patti Page njihet si artistja e parë që përdori teknikën e njohur si dublimi vokal. Në vitin 1947, ajo regjistroi në duet me zërin e saj këngën e sukseshme "Confess”.

"Ky regjistrim ishte rezultat i situates ekonomike. Ne na duhet të paguanim për kohën e studios, për muzikantët dhe unë nuk kisha shitur ndonjë regjistrim dhe nuk kisha të ardhura, prandaj menaxheri më dha idenë që të regjistroja në jehonë vetë zërin tim në këngën 'Confess', teknikë që hyri në përdorim dhe më solli sukses".

Kënga “Confess" arrtiti aq shumë sukses sa që pronarët e kompanisë Mercury Records ishin të bindur se Patti ishte e aftë të regjistronte me zërin e saj 4 pjesë dubluese në këngën "With My Eyes Wide Open I'm Dreaming." Dhe në etiketën e regjistrimit shkruhej: "Zërat nga Patti Page, Patti Page, Patti Page dhe Patti Page.”

Patti Page vazhdoi regjistrimet që prej viteve 50-të deri në shekullin e 21 dhe më së fundi nxori në shitje një album me këngë për fëmijë, regjistrime me rastin e Krishtlindjeve si dhe një album me regjistrimet e saj më të mira.

Në vitin 1980, Akademia e Muzikës Kantri e nderoi artisten Patti Page me Çmimin e Pioneres. Ajo është gjithashtu anëtare e Hollit të Fames të Oklahomës.
XS
SM
MD
LG