Lidhje

300 milionë dollarë për pikturën “Nafea Faa Ipoipo”


Një pikturë e Paul Gauguin i dy vajzave tahitiane është shitur me një çmim rekord.
Sipas njoftimeve të medias, piktura në vaj me titullin “Nafea Faa Ipoipo”, “Kur do të martohesh?” e artistit francez u shit për 300 milionë dollarë duke e tejkaluar shifrën prej 250 milionë dollarësh që Katari pagoi para tre vjetësh për një pikture të Paul Cezanne. Sipas njoftimeve edhe piktura e Gauguin, e shitur nga një trust i një familjeje zviceriane, është blerë po nga Katari. Trusti ka në pronësi rreth 20 vepra arti impresionist dhe post impresionist. “Nafea” i ishte dhënë hua muzeut Kunst të Bazelit për 50 vjet. Kjo pikturë pritet të shfaqet në disa ekspozita, mes së cilave edhe në muzeun Phillips Collection në tetor.

XS
SM
MD
LG