E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Në Vlorë shënohet 100-vjetori i pavarësisë

x
Madhësia e gërmave - +
Raimond Kola
Në Vlorë u shënua sot më madhështi 100 vjetori i themelimit të shtetit shqiptar. Drejtuesit më të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës morën pjesë në ceremonitë zyrtare që u mbajtën në Sheshin e Flamurit. Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani tha se shqiptarët festonin Ditën e Flamurit më të bashkuar se asnjëherë tjetër në historinë e tyre.

Asnjëherë më parë, jo vetëm në historinë e Sheshit të Flamurit në Vlore, por edhe ne historinë e shtetit shqiptar  nuk  zhvilluar  nje ceremoni me madhështore  se ajo e sotmja. Ansëherë  politikane dhe qeveritarë  nga te gjitha viset shqiptare nuk kanë qenë më të bashkuar se sot  me  qindra mijëra vetet qe mbushën Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani dhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika  prenë një tortë  simbolike te 100 vjetorit te shtetit shqiptar. Ndërkohe, me parë, krerët më të lartë të Shtetit Shqiptar  dhe të Kosovës nderuan  sakrificën e heronjve .Me ta u bashkuan  Kryetarët e Parlamentit  të Shqipërisë dhe Kosovës Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaçi, Kryetari i Opozites Shqiptare Edi Rama  dhe politikanë të lartë. Ata  bënë homazhe dhe vendosën kurora tek Ushtari Panjohur. Në ceremoninë në Sheshin e Flamurit Kryetari i Bashkisë  se Vlores Shpetim Gjika  tha se bashkimi  i madh i shqiptarëve kishte ndodhur pikërisht në këtë shesh, në këtë 100 vjetor të themelimit të  shtetit shqiptar. Ai vlerësoi lart rolin e Ismail Qemalit dhe themeluesve te shtetit shqiptar, si dhe te vete qyteit të Vlorës.

Presidenti i Shqipërise Bujar Nshani përshendeti nga Vlora gjithe shqiaptaret, të cilët, siç tha ai,  festojne më të bashkuar se kurrë  në historinë e tyre Festën e madhe të Flamurit. Zoti Nishani  tha se flamuri kuq e zi ishte mbajtur jetë e mot krenar  me sakrficën  e madhe te gjithë shqiptarëve. Presidenti Nishani vlerësoi  vitin 1912 dhe rolin e themeluesve të shtetit shqiptar duke bere nje pershkrim të udhës se tyre historike me sakrifica sublime. Disa qindra mijë shqiptarë nga të gjitha trevat u derdhen me pas në Sheshin e Flamurit  me gëzimin e festes.  Kaloresit nga Gjilani pas 12 ditesh udhetim mberritën në vlore per te evokuar diten historike te 100 viteve me pare kur Isa Boletini zbriste ne Vlore per  t`u bashkuar me Ismail Qemalin per mbrojtjen e trojeve shqiptare. Vlora, vazhdon te jete e veshur në festë, kuq e zi, si ngjyra e flamurit, me bashkimin e te gjitha viseve shqiptare, me bashkimin e te gjithe shqiptarëve.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive