Lidhje

Shqipëri: PD për dekriminalizimin


Në Shqipëri Partia Demokratike deklaroi sot se varianti i saj për dekriminalizimin i jep përgjigje të plotë trajtimit të kësaj çështjeje, në ndryshim sipas tyre, nga projektligji i paraqitur nga qeveria.

Sipas Partisë Demokratike pikat ku ndahen palët kanë të bëjnë me detyrimin për marrjen e shenjave të gishterinjve, që do të bënte të pamundur që të shpëtonin persona që mund të kenë përdorur identitete të ndryshme, testi për përdorimn e drogës, si dhe mekanizmat për kontrollin e vetëdeklarimeve që zyrtarët duhet të bëjnë.

Demokratët shprehen se projekti i qeverisë shmang pikërisht instrumentat që nuk lejojnë qëndrimin apo përfshirjen e personave me të kaluar kriminale.
Dje në parlament, kryeministri Edi Rama tha se ishte i gatshëm që palët të afronin qëndrimet, duke saktësuar megjithatë, se shumica nuk do të pranojë shpikje.

Nga ana e tij, kryetari i parlamentit Ilir Meta tha sot se janë të gjitha kushtet që kjo çështje të zgjidhet me konsensus, por nëse palët tha ai, nuk bien dakort, atëherë do të kërkohet ndihma e ekspertëve ndërkombëtarë.

XS
SM
MD
LG