E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme

Media algjeriane: Lirohen 100 pengje

x
Madhësia e gërmave - +
Agjencia algjeriane e lajmeve njofton se afro 100 pengje të huaja, të kapur nga ekstremistët islamikë në një kompleks për nxjerrjen e gazit, janë liruar. Tridhjetë të tjerë ende figurojnë të zhdukur.

Njoftimi i sotëm nga agjencia shtetërore e lajmeve, që citon zyrtarë të paidentifikuar të sigurisë, thotë se ekstremistët kishin rrëmbyer 132 shtetas të huaj, kur sulmuan kompleksin në Algjerinë lindore të mërkurën.

Nuk është e qartë nëse pengjet që njoftohet se janë liruar, u shpëtuan nga ushtria algjeriane, apo u liruan vetë nga rrëmbyesit. Njoftimet nuk janë konfirmuar nga burime perëndimore.

Besohet se mes të pengjeve kishte shtetas nga afro 10 vende, ndër të cilët edhe amerikanë. Qeveritë e vendeve përkatëse kanë shprehur zhgënjim që nuk u informuar nga qeveria algjeriane për planet e sulmit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Integrimi i grave në misione luftarake

Zyrtarët thonë se brenda një ose dy viteve gratë mund të trajnohen për të shërbyer në njësitë elite luftarake.
Më tepër

Pres. Obama mbron programet e monitorimit

Ai tha se monitorimi i telefonatave dhe internetit ka shpëuar jetë njerëzish.
Më tepër

OKB: Numër rekord refugjatësh

UNHCR thotë se numri i refugjatëve, apo i njerëzve të zhvendosur brenda vendit në vitin 2012, ishte më i larti që nga viti 1994.
Më tepër

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Shkak: bisedimet e propozuara amerikane me talebanët
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive