Lidhje

Pentagoni: Rusia do të transferojë armë tek separatistët


Pentagoni thotë se ka informacion se së shpejti Rusia do të transferojë një ngarkesë armësh tek separatistët pro-rusë në Ukrainë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren e bëri këtë deklaratë sot duke thënë se zyrtarët besojnë se kjo ngarkesë do përbëhet nga sisteme artilerie “me kalibër më të rëndë dhe kapacitet më të madh” nga ato të përdorura më parë. Prej javësh Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia po i furnizon separatistët me armë dhe paisje.

Warren tha se Shtetet e Bashkuara ka diktuar se sistemet po i afrohen kufirit me Ukrainën. Ai tha se transferimi mund të bëhet brenda disa orësh, megjithëse Pentagoni nuk e di kohën e saktë.

Zëdhënësi tha gjithashtu se Rusia vazhdon të godasë me artileri përtej kufirit në territorin ukrainas, por tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë shenja që Ukraina të ketë hapur zjarr drejt Rusisë, siç ka pretenduar Rusia.

Zoti Warren tha se këto zhvillime të reja janë shumë shqetësuese sepse sinjalizojnë një rritje të mundshme të rrezikut për viktima mes civilëve në Ukrainën Lindore.

XS
SM
MD
LG