Lidhje

51 vjet nga tërmeti i madh në Shkup


Sot është 51 vjetori i tërmetit të madh që goditi Shkupin, i cili shkaktoi rreth një mijë e 70 viktima, shkatërroi disa mijëra ndërtesa dhe shtëpi dhe si pasojë ndryshoi hartën demografike të qytetit.

Shumë vende u solidarizuan dhe ndihmuan për rindërtimin e qytetit. Autoritetet e ngritën qytetin e ri në anën e djathë të lumit Vardar, ndërkohë që historianë shqiptarë thonë se shqiptarët e Shkupit ishin ata që u dëmtuan më shumë nga tërmeti i vitit 1963, sepse kjo ngjarje tragjike bëri që mijëra prej tyre të shpërnguleshin për të mos u rikhtyer më.

Autoritetet qeveritare dhe vendore e shënuan sot këtë datë me ceremoni përkujtimore dhe kulturore.

XS
SM
MD
LG