E hënë, 25 maj, 2015

Lajme / Kulturë

Petrit Çeku, ndër yjet e rinj të kitarës klasike

x
Ardita Simiçia
27-vjeçari nga Kosova Petrit Çeku ka siguruar tashmë statusin e një prej yjeve të rinj të kitarës klasike. Ai ka një program të ngjeshur koncertesh në qytete e skena të ndryshme në mbarë botën, ndërkohë që vazhdon studimet në Konservatorin prestigjoz të Muzikës Peabody në Baltimorë. Solisti flet mbi pasionin e tij për muzikën, karrierën si instrumentist dhe përkushtimin ndaj artit të tij: 

Për Petrit Çekun, rruga për në Konservatorin Peabody ka qenë e gjatë dhe e mbushur me nota suksesi. Studenti 27-vjeçar në një ndër institucionet më të vjetra të studimit të muzikës në Shtetet e Bashkuara, është një profesionist i afirmuar në skenën botërore:

“Që nga viti 2004, tashmë 8 vjet, që nuk janë shumë, por për moshën time relativisht shumë, jam duke koncertuar”.

Jeta e Petritit nuk mund të ndahet nga identiteti si instrumentist. Kitara ishte që në fëmijëri destini i tij:  

“Ndër tingujt e parë muzikorë që i kam ndi në jetë janë tingujt e kitarës, të cilën e lujke babi jem. Natyrisht që edhe sot e kësaj dite vetë tingulli i kitarës më krijon një emocion të posaçëm që ka të bëjë me kujtimet e para të fëmijërisë. Kitara për ne, për shtëpinë tonë ishte si instrument shtëpiak, sepse edhe xhaxhi ishte kitarist, gjithashtu si babi – kitarist amator. Kështu që është një traditë e shtëpisë sonë. Por unë e çova pak më tutje, u bëra kitarist profesional”.

Statusi i profesionistit nuk nënkupton famë apo ekspozim në masë, sidomos për solistin e kitarës klasike. Është fati i instrumentistit që e ka lidhur jetën me kitarën klasike, e që i duhet të shpjegojë instrumentin dhe artin e tij:

“E kam të qartë që për fat të keq ka edhe muzikantë të cilët nuk janë të vetëdijshëm për historinë aq të dhimbshme të kitarës klasike”.

Artisti na udhëheq në një udhëtim në kohë që në zanafillën e kitarës klasike në shekullin e XVI, duke qenë instrumenti i parë për të cilin janë kompozuar vepra klasike për instrument solo. Ky instrument i lashtë ishte i destinuar për harresë prej shekujsh kur vegla me akustikë më të lartë si pianoja, u preferuan për të mbushur sallat e koncerteve. Ai flet për një tragjedi të kohës moderne me lindjen e kitarës elektrike dhe popullaritetin e kitarës akustike, që e lanë kitarën klasike krejt në hije.

Edhe vetë përvoja e artistit ka kaluar peripeci të ngjashme me instrumentin. Në moshë të re, lufta në Kosovë e izoloi thuajse plotësisht, duke ndikuar edhe tek mënyra si ai ushtronte instrumentin:

“Ndoshta për shkak të mungesës së muzikës në Kosovë, në kuptimin fizik, nuk kam pasur qasje në muzikë, qoftë në CD apo koncerte, se ka qenë gjendje e jashtëzakonshme. Për shkak të kësaj mungese unë kam improvizu shumë atëherë, biles kam shkru vepra për me kompensu mungesën e muzikës”.

Sot ai është një ndër shpresat e reja që do të garantojnë vazhdimësinë e instrumentit të lashtë. Një karrierë e suksesshme si instrumentist i muzikës klasike ka ndërthurur tek Petrit Çeku frymëzimin dhe nxitjen familjare që filloi me tingujt e parë që dëgjonte nga i ati në Prizren, fatin që të prezantohej dhe mësonte me maestron e mirënjohur Luan Sapunxhiu dhe mbi të gjitha një dedikim ndaj artit të tij, që për Petritin është bërë sinonimi i jetës. Arti, shprehet Petriti, kërkon një kosto të lartë, por të domosdoshme për njerëzimin. Ai flet pa rezerva dhe me shqetësim të dukshëm për prirjen e shoqërisë moderne drejt një krijimtarie argëtuese në kurriz të artit të mirëfilltë:

“Për me përjetu muzikën klasike duhet me pasë informatat. E dini çelësin muzikor që vihet në fillim të pentagramit – na vyen çelsi për me hy në këtë botë magjike të muzikës klasike. E çelësi është njohuria e muzikës klasike që përmban shumë informata. Për fat të keq sot nuk është lehtë për m’u qas në ato informata. Për fat të keq shkollimi muzikor gjithnjë e më shumë po reduktohet, sidomos këtu në Amerikë. Nëse kjo vazhdon, ky art që ka mbijetu 1 mijë vjet mundet me u zhduk edhe mundet me u shndërru në një zbavitje instante në formë të këtyre këngëve të shkurtra, të pakuptimta që sot e përmbushin muzikën popullore”.
        
Vetë Petriti ka pranuar pa kushte koston e jetës së artistit, megjithëse e pranon se arti i tij i ka imponuar shumë kufizime:

“Unë jam vetë gjithë kohën, paraqitem si solist. Kjo domethënë që do të udhëtoj vetëm dhe as që e shoh qytetin ku koncertoj... ”.

Vetëm në rolin e solistit në skenë, vetëm në jetën e artistit në udhë dhe vetëm përballë një audience që shpesh nuk është prezantuar ende me instrumentin e tij, në emër të përkushtimit ndaj veprës së tij artistike:

"Vështirësia më e madhe është faktikisht që nuk mundem unë me dhanë një koncert duke qenë indiferent ndaj publikut. Nuk mundet me qenë koncerti vetëm si një produkt profesional. Koncerti duhet me ngritë një emocion. Para koncertit unë duhet të jem në një gjendje jo të përditshme shpirtërore. Për me ardhë te ajo gjendje duhet me kujtu emocionet të cilat më kanë pru tek kjo muzikë, me të cilën mirrem tash”.

“Kjo e bën edhe të posaçme këtë profesionin tim.  Në një mënyrë jam i kënaqur që nuk është edhe aq e popullarizume kitara klasike. Nuk e di a do të kishte kënaqësi në këtë muzikë po të ishte diçka shumë masive. Intimiteti ka të vetën”.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

LAJME

Kosovë: Sulm mbi makinat e EULEX-it në veri

Persona të panjohur kanë qëlluar me armë dy makina të EULEX-it në veriun e banuar me shumicë serbe. Sulmi kaloi pa dëme në njerëz
Më tepër

SHBA: Forcave irakiane u mungon vullneti për të luftuar

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter dhe Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare, Susan Rice kritikuan reagimin e Irakut ndaj Shtetit Islamik
Më tepër

Vdes nobelisti John Nash

John Nash, i cili portretizohet duke luftuar me skizofreninë në filmin e vitit 2001 “Një mendje e bukur” (A beautiful Mind), vdiq së bashku me të shoqen në një aksident automobilistik në SHBA
Më tepër

Shpërngulja e shqiptarëve nga Mali i Zi

Kjo dukuri është më e theksuar në dy qytete të njohura historike, Tivar dhe Rozhaje, ku disa fshatra janë boshatisur plotësisht
Më tepër

Pakicat rome, egjiptase dhe ashkali

Organizata “Save the Children” ka publikuar së fundi një studim mbi gjendjen e pakicave rome, egjiptiane dhe ashkalie në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • William McConnaughey, 56, who drove from San Diego to help shovel oil off the beach, stands in an oil slick in bare feet along the coast of Refugio State Beach in Goleta, California, May 20, 2015. A pipeline ruptured along the scenic California coastline, spilling some 21,000 gallons (79,000 liters) of oil into the ocean and on beaches, a U.S. Coast Guard spokeswoman said.
  • Young novice Buddhist monks wait to ride a roller coaster as they visit the Everland amusement park during their training program entitled 'Children Becoming Buddhist Monks' in Yongin, south of Seoul, South Korea.
  • Shannon Day of Boston, a volunteer with Massachusetts Military Heroes Fund, replaces flags in the fund's flag garden on Boston Common in Boston, ahead of Memorial Day. Each of the approximately 37,000 flags represents a Massachusetts military member who died in service from the Revolutionary War to the present.
  • Pilgrims push a carriage as they cross the Quema River on their way to the shrine of El Rocio in Aznalcazar, southern Spain.
  • Farmers hold seedbeds of rice over their heads as they shout slogans during a rally to protest the government's planned rice imports for meals that they fear will lead to a fall in the price of the locally produced rice in Seoul, South Korea.
  • A member of the media stands on the Sky Portal, a 14-foot-wide disc that delivers high-def footage from the street below at the One World Observatory in New York.
  • People catch a fish with a traffic cone on a flooded street after heavy rainfall in Dongguan, Guangzhou province, China, May 20, 2015.
  • A destroyed tank in the Mastouma military base in Idlib, Syria, after the rebel fighters seized it, May 20, 2015
  • Uruguayans display pictures of their relatives who "disappeared" during the rule of the military regime (1973-1985), at an annual demonstration in Montevideo, May 20, 2015. Thousands of Uruguayans marched along 18 de Julio, the main avenue of the city, demanding to know about the more than 150 missing Uruguayans that they said were kidnapped by military forces.
  • A bystander looks at a part of a bronze statue of Lachit Borphukan, which is set to be installed in the middle of the River Brahmaputra in Guwahati, India. Lachit Borphukan was a commander in the Ahom kingdom known for his leadership in the 1671 Battle of Saraighat that thwarted the last major attempt by Mughal forces to extend their empire into Assam.
  • A man rides on his bicycle in front of a building covered with climbing, colored sculptures, named "flossies", made by artist Rosalie, at the media port in Düsseldorf, Germany.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.