E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Bota

Gjyqi i Pistorius, ndryshohet hetuesi kryesor

Polica tha sot se largoi Hilton Bothan nga çështja pasi u zbulua se mbi të rëndonin 7 akuza për vrasje në tentativë

x
Madhësia e gërmave - +
Polica e Afrikës së Jugut ndryshoi hetuesin kryesor në çështjen e Oscar Pistoriusit, mbasi u zbulua se ai përballej me akuza serioze.

Polica tha sot se largoi Hilton Bothan nga çështja pasi u zbulua se mbi të rëndonin 7 akuza për vrasje në tentativë.

Akuzat, të cilat ishin tërhequr përkohësisht por më pas ishin rivendosur, kanë lidhje me një incident të vittit 2011 kur ai dhe dy oficerë të tjerë akuzohen se kanë hapur zjarr ndaj një furgoni.

Vinesh Moonoo, detektivi më i lartë i forcës policore kombëtare të Afrikës së Jugut, do të merret me çështjen.

Zoti Botha dëshmoi përsëri sot në ditën e tretë të gjyqit ndaj Pistoriusit, i cili akuzohet se ka vrarë të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, në shtëpinë e tij në Pretoria.

Seanca dëgjimore përfundoi pa asnjë vendim nga gjykatësi, dhe Oscar Pistorius do të kalojë edhe natën e sotme nën vëzhgimin e policisë.Grupi i avokatëve mbrojtës të atletit afrikano- jugor Oscar Pistorius dha sot argumentet përfundimtare se përse ai duhet të lirohet me kusht.

Avokati Barry Roux përsëriti arsyetimin e mbrojtjes se goditja me armë zjarri e Reeva Steenkamp-it nga ana e Oscar Pistorius-it ishte një aksident  dhe jo një vrasje me paramendim. Ai tha gjithashtu se hetuesit kanë ngritur një padi të dobët ndaj klientit të tij.

Gjykatësi e ndërpreu papritur seancën e sotme, pas një njoftimi për një kërcënim, natyra e të cilit nuk u bë e qartë. Por mbas 10 minutash senca rifilloi. Në fillim të javës gjykatësi tha se vrasje me paramendim nuk përjashtohet, por ai shtoi se akuza mund të pakësohet.

Vrasja me paramendim parashikon dënim me burgim të përjetshëm. Përpara se mbrojtja të niste arsyetimin përfundimtar të saj, çështja mori një kthesë të papritur mbas zbulimeve që u bënë për hetuesin kryesor të  rastit. Autoritetet thanë se detektivi Hilton Botha është akuzuar për tentativë vrasjeje kur ai ka hapur zjarr ndaj një makine që po përpiqej t’a ndalonte.

Akuzat në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në vitin 2011 janë tërhequr përkohësisht, por policia thotë se ato janë ringritur sërish. Zoti  Botha dëshmoi sot në gjyqin ndaj Oscar Pistoriusit, por nuk u pyet për rastin në fjalë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
22.02.2013 15:09
Lus Zotin qe gjygji ndaj vrasesit Oskar te mos perfundoje si nje flluske sapuni,sikurse ndodh rendomte ne Shqiperi nga deklaratat e politikes apo te policise se korruptuar,si viktima u kap,kurse krimineli iku ne drejtim te paditur,u be president,kryeminister,minister apo gjykates e prokuror e nje djall e gjysem qe dhunon te Drejtat e Lirite e Njeriut ne c'do ore te dites.
Afrika e Jugut shquhet si nje vend me nje korrupsion ne te gjitha hallakt e administrates,dhe si e tille gjygji ndaj vrasesit Osakar mund te marre udhen e drejtesise shqiptare.Fatkeqesi,populli afrikan nuk duhet t'ja lejoje vehtes nje poshterim te tille.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive