E martë, 30 qershor, 2015

Lajme / Bota

Pistorius: Nuk kisha ndërmend ta vrisja Steenkamp

x
Atleti olimpik i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius, thotë se "nuk kishte ndërmend të vriste" të dashurën e tij, Reeva Steenkamp. Deklarata nën betim e Pistorius u lexua sot në një gjykatë të Pretorias, pak pasi prokurorët paraqitën akuzat për vrasje me paramendim. Seanca e sotme u mbyll pa një vendim lidhur me kërkesën për lirimin e tij me kusht.
 
Në deklaratë, Oscar Pistorius tha se mendonte se ishte duke shtënë kundër një hajduti, kur përdori armën përtej një dere banjoje në shtëpinë e tij në Pretoria. Ai tha se ishte "thellësisht në dashuri" me Reeva Steenkamp dhe se ishte jashtëzakonisht i trishtuar për vdekjen e saj.

Me familjen e tij të pranishme, Pistorius dëgjoi prokurorët ndërsa paraqitën akuzat për vrasje të paramenduar të të dashurës së tij, në ditën e Shën Valentinit.
Klerikja Olga Booysen u lut me Oscar Pistorius kur e vizitoi atë në burg.

''M’u duk një i ri shumë, shumë i vetmuar, që qëndronte aty zemërthyer dhe plot trishtim.''

Avokatët mbrojtës argumentuan se të shtënat ishin një aksident, dhe kërkuan që ai të lirohej me kusht, por seanca e sotme u mbyll pa një vendim lidhur me këtë kërkesë.

Por prokurorët thanë se Pistorius kishte vendosur këmbët e tij protezë, kishte ecur shtatë metra brenda dhomës së tij dhe kishte qëlluar katër herë përtej një dere banjoje të mbyllur.

Ndërkohë, familjarët dhe të afërmit e modeles Reeva Steenkamp u mblodhën sot për një ceremoni përkujtimore private.  Adam Steenkamp është vëllai i saj.

''Familja u bashkua, por anëtarja më e fortë e saj, e cila na mbante të gjithë së bashku, për fat të keq nuk është më këtu.''

Një gjykatës tha gjatë seancës së sotme se vrasja me paramendim nuk mund të përjashtohet, por shtoi se akuzat mund të reduktohen më vonë. Në rastet e shpalljes fajtor për vrasje me paramendim parashikohet edhe dënimi me burgim të përjetshëm, dhe Pistorius nuk arriti të mbante lotët ndërsa gjyqtari njoftoi vendimin e tij.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
29.06.2015
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Miqësia mes feve ul tensionet ndërfetare

Një rabin francez beson se hebrejtë dhe myslimanët janë të destinuar të jenë miq.
Më tepër

FMN: Presim më shumë nga Shqipëria 6-mujorin e dytë

Shefi i Misonit të FMN-së, Nadim Ilahi, deklaroi se Fondi pret që Shqipëria në gjysmën e dytë të vitit të sigurojë rritjen ekonomike deri në 2,7 për qind.
Më tepër

Shteti Islamik i ka prerë kokën grave

Aktivistë sirianë thonë se militantët e Shtetit Islamik i kanë prerë kokën për herë të parë grave në Siri
Më tepër

Greqia nuk paguan këstin ndaj FMN-së

Bankat greke vazhdojnë të mbeten të mbyllura sot ndërsa kryeministri njoftoi se qeveria nuk do të paguajë dot këstin prej 1.8 miliardë dollarësh tek Fondi Monetar Ndërkombëtar
Më tepër

Engel: Themelimi i Gjykatës së Posaçme nga Kosova, zgjidhja më e mirë

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel tha se ngritja e Gjykatës së Posaçme është e vështirë por është edhe zgjidhja më e mirë për Kosovën
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • An owl rests on its perch on a display stand during the agricultural festival of Mnarja in Buskett Gardens outside the town of Rabat in central Malta.
  • A woman walks through an alley as used pairs of jeans are hung to dry before they are sold in a second-hand clothes market in Kolkata, India.
  • A fish eats a dead jellyfish near the surface of the Red Sea in the resort town of Sharm el-Sheikh, south Sinai, Egypt, June 28, 2015.
  • Crew members use a crane to clean windows on the cruise liner Mein Schiff 3 in Valletta's Grand Harbour, Malta, June 28, 2015.
  • An man walks with his cycle through a water-logged street as it rains in Jammu, India.
  • A man pours red wine on a girl's head during the"Batalla del Vino" (Battle of Wine) in Haro. Every year thousands of locals and tourists climb a mountain in the northern Spanish province of La Rioja to celebrate St. Peter's day covering each other in red wine.
  • A hiker in Hong Kong takes a picture of the city from a walking trail.
  • Tourists stand in front of huts that form part of the Lady Elliot Island Eco Resort where a turtle digs for food amongst the coral in the island's lagoon, north-east of the town of Bundaberg in Queensland, Australia.
  • Actors perform during the closing ceremony of the 2015 European Games in Baku, Azerbaijan, June 28, 2015.
  • A woman paddles on top of a surfboard as her dog swims next to her in the Mediterranean Sea in Barcelona, Spain. Weather stations across Spain are warning people to take extra precautions as a heat wave engulfs much of the country, increasing the risk of wildfires.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.