E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Bota

Papa Benedikti i 16-të do të japë dorëheqjen

Me anë të një deklarate, Papa tha se ai do të tërhiqet nga posti i Papës më 28 shkurt

Madhësia e gërmave - +
Papa Benedikti i 16-të njoftoi sot se do të japë dorëheqjen.

Me anë të një deklarate, Papa tha se ai do të tërhiqet nga posti i Papës më 28 shkurt.
Në deklaratë ai shkruan se e "ka ekzaminuar herë pas here" ndërgjegjen e tij e tij rreth këtij vendimi.

Papa Benedikti tha se po jep dorëheqjen sepse gjatë muajve të fundit ka humbur fuqinë e tij fizike "në atë shkallë që më duhet të pranoj paaftësinë time për të përmbushur detyrat që më janë besuar si Papë".

Froni i Shën Pjetrit do të mbetet bosh kur Papa të japë dorëheqjen në fund të muajit.

Një numër kardinalësh do të mblidhen për të zgjedhur Papën e ri.

Papa Benedikti u shpreh kështu në deklaratë: "Le t’ia besojmë Kishën e Shenjtë kujdesit të Pastorit tonë Suprem, Lordit tonë, Jezu Krishtit dhe t’i lutemi Nënës së tij të Shenjtë, Mary që ajo të mund të ndihmojë Atërit Kardinalë".

Papa Benedikti tha se do t’i "shërbejë me devotshmëri" kishës në të ardhmen "nëpërmjet një jete të përkushtuar në lutje".

Pope Benedikti është 85 vjeç. Ai do të bëhet Papa i parë që jep dorëheqjen pas disa shekujsh.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: astrit nga: rocky river,OH.
11.02.2013 22:32
respect for atin e shenjte, Eshte i vetmi qe e pranon se per te sherbyer duhet te jesh i afte piksepari nga shendeti. Jete te gjate Papes.


nga: Anonim
11.02.2013 20:48
Papa Benedikti 16 cuditi boten me lajmin per doreheqjen nga posti me i rendesishme per Kishen e Vatikanit.mund te jete lodhja dhe gjendja shendetsore por mund te jete brenga se kur ish i Ri ne gjermani ka qene reshtuar me nazistet ..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Obama: Gjithë vëmendja te operacionet e shpëtimit në Oklahoma

Presidenti Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në Oklahomën e goditur nga tornadoja
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive