Lidhje

Papa Françesku viziton Turqinë


Papa Françesku bëri thirrje për dhënien fund të fundamentalizmit dhe terrorizmit nëpërmjet një dialogu më të madh ndërfetar mbi bazën e parimit se të gjithë besimtarët kanë të drejta të barabarta.

Duke folur sot pas një takimi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara, Papa dënoi sulmin e grupit Shteti islamik ndaj të krishterëve dhe pakicave të tjera fetare në Irak dhe Siri.

Papa e falënderoi Turqinë për strehimin e më shumë se 1.6 milion refugjatëve, të cilët kanë kaluar kufirin për t'u shpëtuar luftimeve dhe brutalitetit në zonat përgjatë kufijve jugorë të Turqisë,ku kryengritësit kanë shpallur një kalifat islamik.

Papa tha gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar kishte një "detyrim moral '' për të mbështetur Ankaranë të ndihmonte refugjatët.

Papa u takua edhe me Mehmet Gormez, kleriku i lartë musliman i këtij vendi me kushtetutë laike, por me popullsi kryesisht muslimane. "Dhuna që kërkonin justifikimin fetar meriton dënimin më të fortë," tha Papa pas takimit.

Pas mbërritjes së tij në Ankara, Papa vizitoi mauzoleun e Mustafa Qemal Ataturkut. Ai u lut dhe vendosi një kurorë në varrin simbolik të themeluesit të Republikës së Turqisë.

XS
SM
MD
LG