E dielë, 26 maj, 2013

Lajme

Skandalet errësojnë largimin e Papa Benediktit

..
x
.
.
Madhësia e gërmave - +
Zërat për skandal po shoqërojnë ditët e fundit të Papa Benediktit në post dhe përgatitjet për të zgjedhur pasuesin e tij.
 
Në një nga veprimet e tij të fundit si kreu i kishës katolike, Papa Benedikti ndryshoi kushtetutën e Vatikanit, duke eliminuar periudhën pritëse prej 15 ditësh para se kardinalët të fillojnë takimin për zgjdhjen e papës së ri. Por ndryshimi erdhi në të njëjtën ditë kur papa pranoi dorëheqjen e klerikut më të lartë të Britanisë.
 
Kardinali Keith O'Brien paraqiti dorëheqjen pas akuzave nga tre priftërinj dhe një ish prift për sjellje të papërshtatshme në vitet 1980.
 
Vatikani konfirmoi sot dorëheqjen e klerikut. Një zëdhënës tha se Papa Benedikti e pranoi dorëheqjen e tij.
 
BBC-ja njoftoi se dorëheqja e kardinalit skocez e lë Britaninë pa përfaqësues në mbledhjen e fshehtë të kardinalëve që do të zgjedhin papën e ri.
 
Kardinali O'Brien kishte në plan të dilte në pension muajin e ardhshëm.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive